SI TË MERRENI ME TË DASHURËNE ISH-IT, QË JU KËRCËNON

  • 20 February 2018 - 16:00
SI TË MERRENI ME TË DASHURËNE ISH-IT, QË JU KËRCËNON

Keni dalë nga një lidhje aspak e mirë? Tani, për fat të keq, me gjasë do të merreni me zemërimin e një të dashurës së keqe. Ja si të merreni me të dashurën e re të ish dashurisë tuaj.

KONTAKTI I DREJTPËRDREJTË

Kontaktojeni në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe i thoni se nuk dëshironi telashe. Bëjeni këtë vetëm nëse ajo dëshiron të bëjë një dramë me ty. Nëse është racionale, individ i matur, do të kuptojë. Kjo me gjasë është përgjigja e duhur si të merreni me të dashurën e re të ish dashurisë tuaj.

KONTAKTONI NJË MIK TË PËRBASHKËT

Gjeni një mik të përbashkët dhe e lajmëroni për keqtrajtimin nga ajo që nuk po ndalon, se po ju lëndon duke krijuar një dramë të panevojshme midis teje dhe ish të dashurit tuaj. Duhet t'ia shtroni vetes një pyetje, përse nuk po jua liron rrugën dhe jetën ua bën të mjerë? Ndoshta vuan nga ndonjë sëmundje mendore apo ndoshta për faktin se ka të bëjë me ish të dashurin tuaj abuzues. Me gjasë mund të shkoni në spital dhe të kërkoni ndihmë për të dy ata. Çrregullimet mendore janë serioze dhe duhet të trajtohen të tilla.

KONTAKTOJENI NJË PJESËTAR TË FAMILJES

Nëse problemi vazhdon, do t'ju duhet të kontaktoni dikë nga familja dhe të bllokoni metodat që i përdor për të komunikuar me ju. Nëse nuk di asgjë personale për jetën tuaj apo për jetën, më mirë për juve. 

LAJMËRONI POLICINË Lajmëroni policinë dhe plotë- soni një raport në veçanti nëse shfaqet në vendin tuaj të punës dhe kërkon që personalisht të flasë me ju. Secili që kalon nga puna juaj dhe kërkon bisedë personale, kërkon telashe.

URDHËR-NDALIMI Plotësoni dhe kërkoni një urdhër ndalimi nëse keqtrajtimi vazhdon. Do t'ju nevojitet adresa e saj personale apo ditëlindja për të plotësuar raportin. 

(Kosova Sot)