Seksi dhe shtatzënia, 8 faktet që duhet të dijë çdo çift rreth marrëdhënieve intime në këtë fazë të re - Dashuri - Kosova Sot
Seksi dhe shtatzënia, 8 faktet që duhet të dijë çdo çift rreth marrëdhënieve intime në këtë fazë të re

Seksi dhe shtatzënia, 8 faktet që duhet të dijë çdo çift rreth marrëdhënieve intime në këtë fazë të re

Marrëdhënia seksuale në shtatzani nuk do të jetë njësoj si më parë dhe kjo pasi shpesh partnerët kanë frikë mos dëmtojnë fetusin. Dhe në lidhje me këtë ka disa fakte që duhet të dini.

1.Gjatë trimestrit të parë marrëdhëniet seksuale mund të ndalohen edhe nga mjeku duke qënë se implantohet embrioni, zhvilohen organet e tij dhe nga akti mund të shkaktohet edhe një abort spontan. Megjithatë është mjeku që e vendos këtë.

2.Dëshira seksuale e gruas gjatë trimestrit të dytë do të jetë më e lartë gjatë 9 muajve pasi përjetohet një rritje e madhe e hormoneve dhe nga ana tjetër dhe mashkulli tërhiqet më tepër nga trupi i saj në këtë periudhë.

3.Gjinjtë mund të rrjedhin gjatë marrëdhënies intime. Nga ana tjetër mashkulli do të fillojë ta ketë të vështirë të pranojë që ato nuk janë vetëm pjesë e kënaqësisë seksuale.

4.Jo të gjitha pozicionet e seksit janë të përshtatshëm. Duke qënë se edhe trupi i gruas ndryshon duhet të gjeni pozicionin më të mirë.

5.Seksi nuk e dëmton beben. Ai është tepër i mbrojtur në trupin e nënës. Megjithatë kujdes me ejakulimin brenda trupit të gruas pasi sperma përmban elementë që zbusin qafën e mitrës.

6.Mund të këshillohet që gjatë 4 javëvë te fundit të ndalohet marrëdhënia seksuale duke qënë se rrit rrezikun e infeksionit.

7.Pas lindjes gruaja nuk mund të ndiejë të njëjtën dëshirë dhe kënaqësi seksuale si më parë.

8.Gruaja do të ketë tharje vaginale pas lindjes si pasojë e rënies së nivelit të estrogjenit dhe kjo mund të shkaktojë dhimbje gjatë aktit. Pas lindjes mund të ketë vështirësi në mbajtjen e urinës edhe gjatë marrëdhënies seksuale.

(Kosova Sot)

1 orë e 51 minuta më parë
24/09/18