Roman dashurie: Triumfi i dashurisë (68)

  • 25 February 2018 - 20:22
Roman dashurie: Triumfi i dashurisë (68)

Nënë, nuk ke pse t'i fshehësh gjërat nga unë. E di se ai është alkoolist, sikur që e di edhe që të maltreton. Kështu që... Jo, bir. Në fakt, po. Është e vërtetë tërë kjo që po thua. Por... duhet të bisedojmë për diçka tjetër. Kësaj here ishte Denisi ai që nuk foli për disa qaste. Nuk e di, nënë... Sot e kemi mbledhjen e bordit. Pastaj më duhet të shkoj në shkollën e Violetës. Më paska thirrur kujdestarja e saj e klasës... Deni, nuk është e thënë gjithqysh tani të vish. Mund të vish edhe në mbrëmje, apo edhe nesër. Por, të lutem mos e le pas dore këtë gjë. Nënë, sot është e hënë. Ti e di se, të premten pasdite, apo të shtunën, ne edhe ashtu vijmë të gjithë te ti... Jo, Deni. Të lutem mos e le për të premten. Eja nesër, gjithqysh... Tani më bëre merak... A je mirë? Mirë jam. Nuk ka të bëjë me shëndetin tim... E... babai? Edhe ai mirë është. Ti e di, si zakonisht... Mirë nënë... Atëherë do të bisedoj me Svetlanën. Ndoshta ajo mund të shkojë në shkollë, për Violetën, e unë do të përpiqem që të vij në mbrëmje te ti. Marta përnjëherë ndjeu një lehtësim të madh. Bir, të ruajttë Zoti ty dhe tërë familjen tënde! Ti je drita e jetës sime... Kohëve të fundit Marta ishte bërë disi më religjioze. Kjo nuk i pëlqente fare Denisit. Nuk i pëlqente që nëna e tij, e cila gjatë tërë jetës kishte qenë një grua elegante dhe me pikëpamje moderne, tani ishte bërë si ato plakat e mërzitshme e besëtyte, të cilat pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në kishë. Ai për veten e tij nuk shkonte asnjëherë në kishë. Ndoshta në këtë indiferencë të tij ndaj fesë kishte ndikuar edhe fakti që Marta ishte katolike, kurse Zorani ortodoks. Nënë, shihemi! Hajt, kalo mirë! Pasi përfundoi bisedën me të ëmën, Denisi u ul në shtrat dhe, me kravatën ende të parregulluar në fyt, qëndroi ashtu për disa minuta. "A thua, çka qenka kjo punë për të cilën dëshiron të bisedojë nëna"? Për momentin nuk i vinte në mend asgjë. Ishte e vërtetë se ai e vizitonte atë thuajse çdo fundjavë, por të atin nuk e shihte shpesh. Bile, thënë më mirë, gëzohej kur nuk e gjente aty. Ai ishte bërë aq i varur nga alkooli, sa që tani pinte me të zbardhur dita dhe nuk kthehej në shtëpi deri në mbrëmje. Ndodhte edhe që ta kalonte natën në ndonjë park. Që nga shkolla e mesme, Denisi kishte filluar të kishte "fërkime" në raport me Zoranin. Edhe pse Deni, si e quante e ëma nga dashuria, ishte nxënës i mirë, në fakt i shkëlqyeshëm, i ati sikur kurrë nuk ishte i kënaqur me të. Ai nuk do të harronte kurrë sesi, për mbrëmjen e maturës, i ati kishte refuzuar që t'ia jepte të hollat e nevojshme edhe pse më parë ia kishte premtuar një gjë të tillë. Autor: H. B. I. (vijon)

(Kosova Sot)