Ngjarje e vërtetë: Ish i dashuri donte të ma shkatërronte martesën (7) - Dashuri - Kosova Sot
Ngjarje e vërtetë: Ish i dashuri donte të ma shkatërronte martesën (7)

Ngjarje e vërtetë: Ish i dashuri donte të ma shkatërronte martesën (7)

- Mirë, qëllo, ku po digjet tani – bëra shaka duke mos dëshiruar më shumë.

- Mos u zemëro, por a je e sigurt rreth asaj që po do – më hutoi me pyetje.

- Nuk po kuptoj. Si po mendon – e pyeta unë, e në kokë më ishte ndezur shenja për alarm.

- Thënë të drejtën, e kam vërejtur se ti dhe Meti disi jeni afruar shumë kohëve të fundit. Ajo që është edhe më keq, më duket se nuk jam e vetmja. E gjithë firma vetëm për këtë flet – ia thashë. – Shpirt, e ke të qartë se Meti nuk ka çfarë të humbas, e ti ke bashkëshortin, familjen. Më beso, jam më e moshuar se sa që je ti dhe kuptoje se kam më shumë përvojë në këtë punë. Thënë të drejtën, janë disa gjëra për të cilat më vonë nuk kanë kthim prapa, e ti do të mbetesh duke vajtuar. Është koha të mbushesh mend. Vetëm imagjinoje çfarë do të ndodh, nëse ndonjë informatë disi depërton deri te Demiri – u mundua me sinqeritet që të më jepte mend. Më duhet ta pranoj që fjalët e saj, sidomos atëherë kur e kishte përmendur Demirin, më kishin brengosur.

- Pa marrë parasysh se çfarë ju të gjithë mendoni, unë dhe Meti jemi vetëm shokë të mirë – i thashë, duke mos pasur besim në veten time dhe nga mosrehatia ime.

- Mos ma zër për të madhe pse po fus hundët atje ku nuk e kanë vendin, por edhe një herë po ta them, të gjitha këto t’i them sepse je person i dashur për mua. Vetëm se nuk dëshiroj që të mos jesh e lumtur. Po e përsëris, për disa gjëra nuk ia vlen barra qiranë – përfundoi bisedën, duke konsumuar shpejt kafenë dhe duke dalë nga gardëroba, duke më lënë mua të mendoj rreth asaj që kishim biseduar. Atë natë, në pamundësi të fus sy në gjumë, pa ndërprerë jam sjellë nëpër shtrat. Kësaj i kishin kontribuar edhe disa porosi të Metit, i cili më thoshte që ta braktis Demirin përgjithmonë. Pa marrë parasysh se sa shumë kënaqesha me takimet tona, më në fund e kam kuptuar dhe e kam bindur veten se, megjithëse e dashuroj nuk ia vlen ta braktis bashkëshortin dhe familjen time. Vërshimi i tij me porosi të tilla po më brengoste tepër. Thuajse me të gjitha forcat dëshironte të më bënte për vete. Sjelljet e tij, kohëve të fundit, pranova unë këtë apo jo, kishte ndikuar seriozisht. Pasi që gjithë natën shikoja kushtet dhe kërkesat, e kuptova se më së miri do të ishte të filloj ta shmang Metin. Ndoshta do ta kuptojë se kam ndërruar mendje në lidhje me aferën tonë, e me vetë këtë do të ndalonte me këshillat, kërkesat dhe kushtet e tij të pakuptimta. Kam menduar deri në agim, pa mbyllur kurrë sytë. Disi e qetësuar me vendimin që e morra, më në fund i mbylla sytë në mënyrë që të flija pak, aq shumë sa kisha nevojë për gjumë. Por, me sa duket kjo më e lehtë ishte të mendohet se sa të vihej në praktikë. Sa më shumë që dëshiroja ta shmang Metin dhe takimet me të, ai gjithnjë e më shumë bëhej i paduruar. Pa ndërprerë më pengonte me porositë e tij rreth dashurisë dhe ajo që ishte edhe më e tmerrshme, më nuk e zgjidhte kohën se kur do t’i dërgonte. Me sa më dukej mua, Meti më nuk flinte më. I ushtuar nga pasioni por edhe me një xhelozi të sëmurë, më dërgonte deri në njëqind porosi në ditë. Më duhet ta pranoj se më kishte kapluar frika se Demiri do të mund ta zbulonte se kush po m’i dërgonte të gjitha ato porosi. Krejt pa vërejtur, Meti më dërgonte porosi edhe në vendin e punës, vetëm disa metra larg meje. (vijon)

(Kosova Sot)

18 orë e 7 minuta më parë
21/06/18