Gjërat që duhet t'i keni në konsideratë para se të rrini me një të dashur mashtrues

  • 27 February 2018 - 11:24
Gjërat që duhet t'i keni në konsideratë para se të rrini me një të dashur mashtrues

Përfundimisht janë disa gjëra për t'i marrë në konsideratë para se të rrini tutje me një të dashur mashtrues. Kur kjo të ndodhë, kthim prapa nuk ka, kështu që mashtrimi apo tradhtia mbetet e tillë. Kur të vendosni që të rrini apo mos të rrini me një tradhtar, këto gjëra duhet t'i konsideroni para se të rrini me një të dashur mashtrues.

A E KANË MARRË PËRGJEGJËSINË TOTALE?

Nuk pranohen arsyetime. Për shembull, "Oh, isha krejt i humbur". Kjo është një nga gjërat kryesore për t'i konsideruar para se të rrini me një të dashur mashtrues.

A E KANË NË PLAN TË MOS LEJOJNË TË NDODHË PËRSËRI?

Një premtim pa një plan nuk ka kuptim. Vetëm fjala "Unë kurrë nuk do të tradhtoj përsëri" nuk është edhe aq e besueshme.

A JE NË GJENDJE T'I BESOSH SËRISH?

Nëse do të shndërrohesh në një superkontrolluese apo paranoide, vetëm jepi fund lidhjes. A ISHTE LIDHJE E PLOTË? A kishte të bënte me porosi të shkruara, porosi sekrete elektronike dhe ndonjë udhëtime 'pune'? Mos gaboni. Një jetë e dyfishtë.

A KA FJETUR ME NJË NGA ISH-AT?

Kthimi prapa për disa sekonda me një të dashur të vjetër do të mund të thoshte se ai dëshiron të kthehet me të.

A KA PREMTUAR SE NUK DO TA KONTAKTOJË ATË?

A do të premtojë se kurrë më nuk do t'i telefonojë, nuk do t'i shkruajë, nuk do ta vizitonte apo nuk do t'i shkruante ndonjë porosi elektronike?

MBANI MEND, KUR BESIMI THYHET NJËHERË, ËSHTË VËSHTIRË TË NGJITET PËRSËRI

Është një fjalë e vjetër që thotë 'nëse më mashtron njëherë, turp të kesh. Nëse më mashtron herën e dytë, turp më qoftë mua'. Nëse ai vërtet të dashuron, kurrë nuk do të tradhtonte. 

(Kosova Sot)