“Bëra seks me një të huaj, jam shtatzënë dhe nuk e di i kujt është fëmija”

  • 27 February 2018 - 11:40
“Bëra seks me një të huaj, jam shtatzënë dhe nuk e di i kujt është fëmija”

Një 28-vjeçare i ka shkruar psikologes të “The Sun”, ku i tregon historinë e saj që i ka vështirësuar jetën së fundmi.

“Jam 28 vjeçe dhe i dashuri im 29 vjeç. Kemi 3 vite që jemi bashkë. Kemi uljet dhe ngritjet tona si çdo çift tjetër, por jemi të lumtur”, e nis tregimin ajo.

“Isha në festën e 30-vjetorit të një shoqeje në një klub. Aty takova një djalë simpatik ku nisa të flirtoja me të. E dija se ishte gabim por kisha pirë shumë. Po bisedonim e kërcenim e kalonim bukur. Ai më pëshpërit në vesh nëse mund të iknim në një vend të qetë. U kërkova falje miqve të mi dhe u largova me të. Shkuam te hoteli ku ai po qëndronte dhe përfunduam duke bërë seks”, tregon 28-vjeçarja.

“Pas disa javësh bëra një test shtatzënie dhe doli pozitiv. I tregova të dashurit tim dhe ai u gëzua shumë nga lajmi se ne do të kishim një fëmijë. Ai nuk ndalon së foluri sesi po bëhemi një familje e madhe dhe e lumtur. Jam 6-mujshe, por ndihem me shumë faj pasi i dashuri im nuk e di se e kam tradhtuar dhe se fëmija mund të mos jetë i tij. E dua shumë dhe ndihem keq për atë që kam bërë. Por kam frikë t’i tregoj të vërtetën pasi mund të ndahet nga unë”, përfundon ajo.

Gjithashtu 28-vjeçarja pyet psikologen se çfarë duhet të bëj, të tregojë të vërtetën apo ta mbajë të fshehtë?

Përgjigja e psikologes: E keni futur veten në një situatë shumë të komplikuar, por duhet të mbani qetësinë. Nëse keni bërë seks rregullisht me të dashurin tënd, atëherë fëmija është i tij. Flisni me gjinekologen tuaj dhe tregoni çdo shqetësim, dhe ajo mund t’ju tregojë saktësisht se kur ke mbetur shtatzënë fiks.

(Kosova Sot)