43-vjeçarja që ka tradhtuar me 80 burra të martuar: Të jetoj jetën time seksuale është puna e jetës

  • 28 February 2018 - 13:34
43-vjeçarja që ka tradhtuar me 80 burra të martuar: Të jetoj jetën time seksuale është puna e jetës

Të jetoj jetën time seksuale është puna e jetës. Kështu është shprehur e veja e një doktori, e cila gjithashtu ka bërë publike një seri historish tradhtie që ajo ka regjistruar me 80 burra të martuar.

Ajo është Louise Van Der Velde, nënë e dy fëmijëve. Është 43 vjeç dhe jeton në veri të Yorkshire. Ajo pohon se po jeton çdo ditë të jetës së saj, si të ishte e fundit, që pas vdekjes së bashkëshortit të saj Stephen në vitin 2004.

Sipas Louise, javët pas “Shën Valentinit” janë ditët më zëna të gjithë vitit për tradhtitë seksuale. Ajo shton se kujtesa e të gjitha gjërave romantike shërben si një zgjim për ata që kanë marrëdhëniet e tyre ‘të vdekura’.

Ajo pretendon se edhe bashkëshortet e meshkujve me të cilët ajo kryen marrëdhënie, e dinë që tradhtohen nga burrat e tyre, por mbyllin sytë pasi nuk i përmbushin seksualisht.

Madje 43-vjeçarja shton më tej se këto gra janë vetë fajtore, pasi fokusohen vetëm te puna, fëmijët, përditshmëria e jetës dhe në mënyrë të vetëdijshme ‘braktisin’ krevatin bashkëshortor.

Louise tregon se filloi të tradhtojë bashkëshortin e saj në vitin e fundit të martesës së saj, një vit para se ai të ndahej nga jeta. “Kam bërë këtë jetë që nga ajo kohë. Vdekja e tij më bëri të kuptoj se duhet të kap ritmin e ditës dhe ta shfrytëzoj atë. Njerëzit duhet të gjykojnë më pak dhe të bëjnë më shumë seks. Ky është një apel më shumë për gratë: kënaqini më shumë burrat tuaj me seks, përpara se ata të jenë përgjithnjë të pakënaqur. 60% e çifteve tradhtohen. Nëse do të ishin më të hapur me seksin, do të ketë më pak tradhti”, thotë Louise, që e quan veten terapiste seksi.

Image
Image
Image
Image
Image
Image

(Kosova Sot)