Kjo është arsyeja pse duhet të flejmë pa brekë...(+18)

  • 02 March 2018 - 22:46
Kjo është arsyeja pse duhet të flejmë pa brekë...(+18)

Të flesh pa rroba, siç të ka bërë nëna është një nga gjërat më të mira që mund të bëjmë.

Sigurisht, shumica e njerëzve veshin pizhame para se të shkojnë në shtrat për të pushuar. Por me sa duket duke fjetur pa rroba me partnerin mund të ketë shumë përfitime që deri tani i kemi nënvlerësuar.

Fjetja e orëve të duhura dhe cilësia e duhur e gjumit është e mirë për trupin tonë, sepse na lejon të rigjenerojmë, rifitojmë energjinë e humbur gjatë ditës së punës, për të kontrolluar diabetin, sëmundjet e zemrës dhe madje edhe kancerin, shkruan ShkodraNews.

Cilësia e gjumit është shumë e rëndësishme. Vë bast se pas leximit të 5 arsyeve për të fjetur pa rroba, sonte do t’i flakni tutje pizhamet?

1. Rregullohet temperatura e trupit

Kur flemë, temperatura e trupit bie. Përdorimi i pizhameve ndërhyn me një reagim të natyrshëm të trupit dhe kjo mund të rezultojë në një gjumë më pak të qetë, një ndjenjë sikur ne flemë dhe lodhemi ditën tjetër.

Kurse fjetja lakuriq na lejon të rregullojmë temperaturën dhe të flemë në mënyrë paqësore.

Çlirohen hormonet e gjumit

Një nivel i mirë melatonine ndihmon të kemi një gjumë të shëndetshëm. Natyrisht, hormonet e gjumit formohen kur flemë të zhveshur.

Drita dhe temperatura në shtëpi luajnë një rol themelor në krijimin e gjumit. Mos harroni se fjetja duhet të bëhet në errësirë ??dhe temperatura nuk duhet të jetë mbi 21 gradë. Dhe lakuriq!

Fuqizon marrëdhënien emocionale

Edhe dashuria jonë mund të përfitojë nga gjumi lakuriq. Kur shoqëruesi ynë afrohet, lëshojmë oksitocinë, hormon i seksit që na jep lumturi. Ajo do të bëjë gjumin tonë më të mirë, shkruan ShkodraNews.

Rregullohet hormoni i stresit

Kortisoli rritet natën nëse rritet temperatura e trupit tonë, njofton ShkodraNews. Dhe kjo përkthehet edhe në uri, shtimin e peshës, tension dhe probleme nervore! Duke fjetur lakuriq, nivelet mbeten të ulëta.

Rrit ndjenjën e mirëqenies

Gjumi pa pizhame përmirëson qarkullimin, kështu që gjaku mund të arrijë në mënyrë të sigurtë çdo pjesë të trupit.

(Kosova Sot)