Djali shqipëtar:“Ma merr, ma merr!”, ajo është e martuar e kur flejmë bashkë më…

  • 04 March 2018 - 12:00
Djali shqipëtar:“Ma merr, ma merr!”, ajo është e martuar e kur flejmë bashkë më…

Një djalë ka një histori me një grua të martuar. Ai tregon se si është kjo eksperiencë edhe pse shumë e rrezikshme. Kjo është historia e rrëfyer për “ShkodraNews”.

“Po nuk jeni të parët që keni lidhje të tilla jo. Edhe unë jam një person që kam një lidhje disi të ndaluar.

Jam 28 vjeç shkodran dhe kam një lidhje prej 3 vitesh me një të martuar 30 vjeçe.

Jemi njohur në Velipojë në plazh, unë e ndihmoja me fëmijët e vegjël sepse burri i saj e ka mendjen tek bizneset. E unë si djalë xhentil që jam bëja hamallin, por fitova thesarin.

Më do shumë dhe unë mendoj se e ndjej bajagi.

Kemi një lidhje shumë të afërt me telefon, por të takohemi, takohemi më rrallë sepse normal Shkodra është e vogël dhe ka shumë thashetheme.

Nuk kam në mend të heq dorë prej saj, sepses a herë flejmë bashkë më thotë që më dashuron dhe kjo gjë më shkallon se si flen çdo natë me burrë, ama zemrën e ka për mua.

Ma kap dorën time e vendos te zemra e saj dhe thotë: Ma merr, ma merr…! Kaq shumë më do!

Është diçka sfiduese që më bën të mos ndahem prej saj.

Nuk e di sa do të vazhdojë, sepse e shoh që ajo do më shumë, është gati të lërë dhe burrin me fëmijët për mua, por unë s’jam gati.

Gjithesesi për momentin jemi super”, shkruan ai. 

(Kosova Sot)