Ngjarje e vërtetë:FJETI ME MUA DUKE MENDUAR SE ISHA I PASUR (1) - Dashuri - Kosova Sot
Ngjarje e vërtetë:FJETI ME MUA DUKE MENDUAR SE ISHA I PASUR (1)

Ngjarje e vërtetë:FJETI ME MUA DUKE MENDUAR SE ISHA I PASUR (1)

Jam 27-vjeçar dhe nuk kam të dashur. Nëna më thotë se kjo po ndodh për shkak se nuk kam "gjeste të mira", e unë mendoj se kjo ndodh pasi që nuk jam i pasur. Por, çfarë di nëna ime për vajzat e sotshme, moderne? Prindërit e mi janë të vjetër dhe ende mendojnë me trurin e vjetër, në kohët që moti kanë kaluar. Për shembull, kur dal për shëtitje, në mënyrë të detajuar shikojnë si jam veshur, xhinset e mia dhe mënyrën si i kam rregulluar flokët. Pse nuk po vishesh si njeri Milot? Gjithë ato rroba në dollapin tënd e ti … Më pas mendojnë për rrobat që ata m'i kishin blerë me rastin e martesës së vëllait tim, Feridit. U grindëm për ato rroba disa herë, por vendimi i tyre i fundit ishte më i fuqishëm. - … Vetëm po e mbledh pluhurin me ato rroba. E sikur të rregullohej paksa, t'i shkurtonte ato flokë dhe të vishte këpucët e duhura në vend të atyre atleteve - fliste nëna ime me zë të lartë. - Unë i shikoj me durim dhe tha me vete pse ma bëjnë këtë, por kështu ndodh kur prindërit i ke të vjetër. Të gjithë flasin për ndryshim kaq të madh midis gjeneratave, e midis prindërve të mi dhe meje vërehet më së miri. Që të dy tashmë ju ishin afruar të shtatëdhjetave dhe nuk e kishin idenë se çfarë ishte më e mira për të birin e tyre, pra, mua. - Do të ndodhte diçka nëse vajzat do të silleshin më shumë përreth teje - më tha kështu babai im, thuajse posedonte të gjitha mendtë e mbarë botës. Me siguri se nëpër kokën e tij po kalojnë fotografitë e tij të rinisë dhe i rregulluar, i pispillosur ka ndezur shumë femra. I mjeri. Nuk e ka fare idenë ai se si sot ecin rrugëve zotërinjtë e vërtetë, përderisa për femrat as të mos flasim. Mund të dukesh sikurse Apolloni, por nëse xhepat i ke të zbrazur, më mire e ke të varrosesh veten. - Ju lutem mos më shkoni në nerva - shpeshherë i lus dhe ngadalë dal ashtu i veshur sipas dëshirës sime. E vërtetë është se nëpër qytet ecin shumë vajza të bukura, të rregulluara, por pranë meje kalojnë sikur të isha fantazmë e padukshme apo të isha vetë ajri. Të rralla janë ato që m'i lëshojnë sytë. Edhe nëse vjen puna që me ndonjërën prej tyre ta pimë nga një kafe, porsa ta kuptojnë se nuk kam të holla, dhe se i vetmi transport për mua janë këmbët e mia dhe autobusi, ia mbathin. Të gjitha ato kanë dëshirë të voziten me automobila të shtrenjtë, që të shkojnë nëpër restorante të shtrenjta dhe t'ju dhuroni dhurata të shtrenjta. Kur për festë të Shën Valentinit, femrës i kam dhuruar një filxhan me një arushë dhe me një zemër, pothuajse vetëm sa nuk e theu për kokën time. Në fakt ajo nuk më kishte thënë asgjë të keqe, por këtë e kam vërejtur në bazë të shikimit të saj plot mllef dhe qartë mund ta vëreja disponimin e saj. Për fat të keq, me pagën time që kisha nuk mund të ndaja asgjë më shumë, për një dhuratë më të shtrenjtë. Madje edhe kur shitësve ju thashë se është turp që një trëndafil të shitet me çmimin dy herë më të lartë se zakonisht, të nesërmen ajo femër më braktisi. Mirë, ndoshta më mungon pak sens për të qenë romantik, për të cilin po flisnin pleqtë e mi, por në shpirt jam djalosh i mirë. Kur të dashurohesha, do të bëja gjithçka për të dashurën time. Ndoshta nuk e kam një veturë, me të cilën do të sillesha vërdallë, por për të dashurën do të punoja shumë dhe do ta dërgoja ku do të kishte dëshirë ajo. Ndoshta nuk kam para që të shkojmë nëpër restorante të shtrenjta, por për nga një hamburger, të ulur në parkun e Gërmisë, pse jo. Mos vallë nuk ka më vajza të tilla? - Mendoj se ti gjithmonë po i gjen ato të gabuarat - më tha njëri nga shokët e mi të fëmijërisë. Ajo tash e pesë vite është në lidhje me të njëjtën vajzë, vajzë kjo të cilën që të dy e njohim që kur ishim në kopsht. Ajo është shumë vajzë e bukur, por ajo lidhje mua nuk më pëlqen. Atë disi e ndjej sikurse të ishte motra ime. (vijon)

(Kosova Sot)

20 orë e 15 minuta më parë
21/09/18