“Takova ish-të dashurin dhe bëmë seks, i ra celulari dhe ai e…A ka tjetër?”

  • 16 March 2018 - 17:27
“Takova ish-të dashurin dhe bëmë seks, i ra celulari dhe ai e…A ka tjetër?”

Letra e vajzës për psikologen e “The Sun”:

Unë dhe ish-i dashuri im po bënim seks kur atij i ra telefoni.

E mbylli shpejt, por mendoj se ishte një tjetër vajzë. Pse ai do të flinte me mua nëse kishte dikë tjetër?

Unë jam 22 vjeçe dhe ish-i im është 24 vjeç dhe ne kemi një djalë dy vjeçar sëbashku. Ai më tradhëtoi kur isha shtatzënë dhe më theu zemrën.

Ne kemi qëndruar bashkë për pesë vjet.

Kisha qëllim të kishim shtëpinë dhe familjen tonë. Por kjo ishte e vështirë pasi ai u largua kështu që unë u afrova më pranë prindërve të mi për një fillim të ri.

Kam takuar një tjetër djalë dhe për disa muaj kemi kaluar një kohë të këndshme sëbashku.

Megjithatë, ai ishte më i madh se unë dhe donte që të kisha më shumë fëmijë. Kjo ishte gjëja e fundit që doja, përcjell ShkodraNews. Ne ende shkruhemi, por vetëm si miq.

Pak javë më parë kam marrë një tekst nga ish-imi duke më pyetur nëse doja të dilja një të diel të pasdites për një xhiro.

I thashë se djali ynë ishte me prindërit e mi, por ai tha se ende do të donte të më shihte, prandaj dola.

Biseduam për orë të tëra dhe kjo ishte si kohët e vjetra. Ai u betua për kokën time se nuk ishte duke parë askënd tjetër.

Ne u hodhëm në një korsi të qetë dhe ai filloi të më puthte dhe gjithë dëshira e vjetër u kthye.

Mënyra se si ai më shikonte dhe më puthi ishte shumë pasionante.

Ne bëmë seks të shkëlqyer kur u kthyem në shtëpinë time, por telefonata më ka lënë në pikëpyetje.

A ishte vetëm nxehtësi e momentit? Pas kësaj ai bëri një dush të shpejtë dhe më pas u largua.

I bëra SMS duke i treguar dyshimet e mia dhe duke i kërkuar atij që të ishte i sinqertë. Por ende nuk kam marrë përgjigje.

Zemra ime më thotë se ai po del me dikë tjetër. Kur përpiqem ta telefonoj, ai nuk e hap dhe e imagjinoj që ai të jetë me një vajzë tjetër.

Tani ndjehem sikur jam kthyer në posesive, xheloze…Por jam shumë e mërzitur. 

(Kosova Sot)