“Nëna më kapi duke bërë seks me kolegen, ajo që më ka bërë është shumë e rëndë”

  • 16 March 2018 - 21:41
“Nëna më kapi duke bërë seks me kolegen, ajo që më ka bërë është shumë e rëndë”

Pas dy muajsh ai do të martohet me të fejuarën dhe nënën e vajzës së tij. Por duket se kjo nuk i ka mjaftuar për të mos e tradhtuar atë më një femër tjetër.

Përmes një letre drejtuar psikologes së ‘The Sun’ ai tregon historinë e tradhtisë së tij, e cila nëse do të dalë në ‘shesh’ do të lëndojë shumë zemra.

Letra e djali

“E dashur psikologe…

Jam një djalë 30 vjeç dhe pas dy muajsh do të martohem me të fejuarën time 24 vjeçe, gjithashtu nëna e vajzës sonë 2-vjeçare.

Unë kam bërë një gabim të madh sepse e kam tradhtuar atë më kolegen e punës. Por e bëra këtë sepse që pas lindjes së vajzës unë dhe e fejuara ime nuk kemi bërë më seks sepse ajo shtoi në peshë.

Këtë histori tradhtie e mësoi nëna ime dhe më tha se nëse do të vazhdoja ende, atëherë ajo do t’i tregonte të fejuarës time dhe nuk do të më linte më të shkelja në shtëpi apo t‘u flisja atyre.

Nuk di se si të veproj…nga njëra anë gruaja dhe vajza e nga ana tjetër e dashura shumë seksi…”

Përgjigjja e psikologes

“Gjeja më e mirë që mund të bësh është të ndahesh menjëherë prej të dashurës dhe të fillosh të kujdesesh vetëm për familjen tënde.

Ulu dhe bisedo me të fejuarën dhe tregoji se e do dhe se dëshiron të kesh edhe një jetë seksuale të shëndetshme. Zgjidhe problemin së bashku me të.”

(Kosova Sot)