Këto prekje gjatë seksit, çmendin femrat në shtrat (+18)

  • 18 March 2018 - 22:59
Këto prekje gjatë seksit, çmendin femrat në shtrat (+18)

Në trupin e njeriut gjenden disa pika të caktuara, të quajtura ndryshe si zona erogjene, në të cilat ka enë gjaku, fije dhe mbaresa nervore që stimulojnë epshin e personit.

E nëse po mendoni direkt për gjoksin, të pasmet, vaginën ose gojën, duhet të lexoni rreshtat e mëposhtëm dhe të zbuloni 4 zonat erogjene më pak të njohura që duhet të eksploroni gjatë seksit:

Fillimi i qafës: Në përgjithësi shumë njerëz zgjedhin të kufizohen tek pjesa e pas qafës, duke lënë pas dore një zonë shumë erotike siç është fillimi i qafës që vijon më pas me kraharorin. Por, kjo zonë stimulon ndjeshëm epshin gjatë lojërave seksuale.

Zona mbi vaginë: Kjo zonë njihet ndryshe edhe me emrin ‘’mons pubis’’ dhe është shumë e ndjeshme gjatë aktit seksual pasi në të gjenden shumë mbaresa nervore dhe enë gjaku. Prekjet dhe puthjet e lehta në këtë zonë gjatë paralojës nxisin dëshirën seksuale tek dy partnerët.

Pika U: Në qoftë se deri më tani keni dëgjuar të flitet vetëm për pikën G, ekspertët seksualë ju këshillojnë të njiheni edhe me të ashtquajturën pika U që gjendet në hapjen e uretrës, pikërisht mbi hapjen vaginale. Kjo zonë është shumë e ndjeshme nga pikëpamja erotike.

Pjesa e brendshme e kofshëve: Pjesa e brendshme e kofshëve është një ndër zonat më erogjene në trupin e femrës, e tejmbushur me fije nervore duke nisur nga rrëza e e deri tek pjesa pas gjurit që stimulojnë prodhimin e hormonit të oksitocinës. Duke qenë se jemi ende në verë, mund t’i kërkoni partnerit t’ju masazhojë me një kub akulli në këtë pjesë të trupit.

(Kosova Sot)