SI TË GRINDENI PËRMES POROSIVE TË SHKRUARA, PA U NDARË

  • 20 March 2018 - 12:39
SI TË GRINDENI PËRMES POROSIVE TË SHKRUARA, PA U NDARË

Kur jeni në lidhje, në grindje me partnerin tuaj përmes porosive të shkruara, mund të jetë diçka e rrezikshme për ta bërë. Jo vetëm se është e vështirë t'i shpalosni ndjenjat reale, por ka rrezik edhe nga keqkuptimi i toneve të fjalëve. Ja si ta bëni një gjë të tillë pa u ndarë.

SIGUROHUNI SE NUK ËSHTË GABIM TEKNIK

Para se të çmendeni apo të mllefoseni se nuk ju ka shkruar tash e shtatë orë, do të ishte mirë të siguroheni në rend të parë se pala tjetër i ka pranuar porositë tuaja. Shërbimet mund të dështojnë sa hap e mbyll sytë, kështu që nuk do të dëshironit të filloni të akuzoni se ju ka injoruar, derisa pala tjetër as nuk e ka pasur mundësinë që t'i lexojë porositë e dërguara. Të keni durim mundet t'ju hyjë në punë dhe të mos prekeni nga telashet e panevojshme

KOORDINIMI I MIRË

Koha përgjigjet më së miri në secilin argument. Nëse ia dërgoni shtatë fjalë të shkurta plot me zjarr, njëra pas tjetrës, kjo duket kaotike dhe ju bën histerik. Nëse merrni më shumë kohë për të shkruar një paragraf më të plotë në vend të përgjigjeve të shpejta, do t'ju bëjë të jeni më të matur dhe më të përgjegjshëm. Përkushtimi për të mos dërguar përgjigje të shkurta po ashtu ju parandalon nga thënia e fjalëve në atë të nxehtë, pa pasur dëshirë për t'i thënë. 

PËRDORNI FIGURA

Figurat qesharake janë diçka e hatashme për të ulur tensionimet teksa shkëmbeni porositë. Hedhja e disa fytyrave qesharake apo disa objekte derisa e thoni një shaka mundet ta ulë tensionimin e një diskutimi të nxehtë, derisa ju ndihmojnë edhe më shumë për ta ulur tonin. 

MERRNI KONTROLLIN PËR BOTËN REALE

Mos e harroni këtë këshillë, sepse është me shumë rëndësi. Kur gjërat po bëhen serioze për të vazhduar me komunikimin përmes figurave dhe porosive të shkruara, atëherë merrni kontrollin dhe sugjeroni që për diçka të tillë të flini më vonë, ballë për ballë. Që të dyve kjo ju jep kohë për të reflektuar në atë që tashmë ka ndodhur, e më vonë gjërat i shihni ndryshe nga një perspektivë tjetë

(Kosova Sot)