Histori dashurie: Triumfi i dashurisë (86)

  • 23 March 2018 - 14:20
Histori dashurie: Triumfi i dashurisë (86)

Të nesërmen po hidhte mbeturinat. Kur po kthehej, para ashensorit po qëndronte një njeri, që i përngjante problematikut. -Mirëmëngjesi, komshi. -Mirëmëngjesi. Lulja mezi po përmbahej të mos qeshte kur e mendonte se si kishte reaguar kur djaloshi me tatuazh kishte ardhur t'ia shponte gomat. Kur u futën në ashensor, ai foli i pari. -Eja, e kanë hequr edhe poçin elektrik. Ky duhet të jetë i njëjti kokëtrashë, i cili edhe mua mi ka shpuar gomat. Porsa deshi të ndalej e t'i dilte atij në mbrojtje dhe t'i thoshte se ai nuk është e mundur sepse 'kokëtrashi' nuk ngjitet me lift, por e kishte kuptuar se shoqërimi me një njeri si ai do t'i prishte marrëdhëniet e mira me fqinjët. -Kush jua ka shpuar gomat? -Me siguri ndonjë muskulor i droguar. Ashtu dukej. -Paj, ndoshta kishte ndonjë arsye? -Po, nga inati i pastër. Narkoman, po jua them. -Si e dini se është narkoman? -Po i shihet në sy. Shkëlqejnë sikurse reflektorë, e kjo mund të vërehej edhe në bazë të qeskave të syve. Më mirë të mos e shihnit. Lules ju kujtuar pamja e tij. Me të vërtetë se kishte një shkëlqim interesant në sy, por edhe qeska. Aty nuk e kishte shtruar vëmendjen. -Është mirë që nuk jeton me ne, por vjen për një femër. Jam shumë i sigurt se është ajo biondina, që lëshon muzikë të lartë, në numrin 22. Nëse Lules i kishte penguar nëse ai ishte narkoman, më shumë e brengoste ajo që kishte dëgjuar pikërisht tani. E kishte lëshuar rastin ta pyeste atë prej nga kishte ardhur në parkingun e tre rrokaqiejve, si dhe mendonte pse ai u gjet para derës së saj. Por tani... -Si e dini se këtu vjen shkaku i asaj vajzës? Ashensori u ndal në katin katërt, e aty ishte vendi ku dilte Lulja. Por, kishte ngadalësuar për ta dëgjuar bisedën. -Kur dola ta shoh se çfarë kishte bërë ajo kafshë me gomat e mija, e dëgjoja derisa po fliste me telefon. Po buzëqeshte si i çmendur, sikurse që jam çmendur unë tani dhe nuk e di se çfarë do të bëj për gomat e mija, e më pas dikush e pyeti, se çfarë po bënte ai këtu. Atëherë tha se ishte te e dashura e tij. Lulja mezi e kishte përshëndetur atë para se ta mbyllte ashensorin. U ndje sikurse të ishte budallaqja më e madhe në botë. Derisa ajo po ëndërronte se si ai një ditë përsëri do të shfaqej në derën e saj, e jo shkaku i dikujt tjetër, realiteti ishte krejt më ndryshe. Ai paska të dashur, e petullat e saja ishin vetëm ashtu, rrugës. I erdhi që gjithçka të hidhte përmes dritares. Ajo ditë ishte shumë e lodhshme për të. Deri në orën pesë kishte orë mësimi, fëmijët vetëm po ndërroheshin, vinin dhe shkonin, e ajo ishte me disponim të keq. E më pas i erdhën edhe dy shoqet e saja, dy nga pesë shoqet e saja më të mira. Edhe pse nuk ishte edhe aq për shoqëri, u bë se po i gëzohet vizitës së tyre. Ndoshta është më mirë të mos jetë vetëm, marrë parasysh faktin se ai nuk do të lajmërohej në derë, jo vetëm atë ditë, por kurrë më, asnjë ditë tjetër. /vijon/

(Kosova Sot)