A ka dashuri pas tradhtisë?

  • 18 April 2018 - 15:59
A ka dashuri pas tradhtisë?

E keni dashur deri dje dhe për një moment keni gjetur një tjetër me të cili e keni mashtruar.

Atmosfera është e tendosur, partneri juaj është larguar, telefoni i tij është gjithmonë i kthyer përmbys dhe ai është gjithmonë jashtë shtëpisë për pune apo me miqtë.

Më pas një ditë, një mesazh në orët e vona dhe bota ju shembet nën këmbë. Në një fragment sekonde zhduket çdo gjë, lumturia, e ardhmja, siguria etj. Tashmë të tradhëtuarat jeni ju dhe duhet të kaloni kohë para se të shëroheni nga ky zhgënjim.

Këto janë fazat që duhet të kaloni pas një tradhtie:

- Faza e parë është padyshim faza ku do të keni aq shumë dyshime, i drejtoni vetes shumë ‘’Pse’’, por është aq e vështirë të keni përgjigje.

- Në fazën e dytë do të përpiqeni të zbuloni sa më shumë për personin tjetër, ta njihni dhe të zbuloni si kanë rrjedhur ngjarjet mes tyre. Në këtë fazë me siguri do ta gjeni veten duke krijuar sa më shumë profile false në rrjete sociale për të zbuluar më shumë se ç’ndodh mes tyre.

- Sigurisht që nuk do të mungojnë as lotët, thyerja e besimit, do të ndiheni keq dhe do të doni të izoloheni nga të gjithë. Kjo përkon me fazën e tretë, një fazë në të cilën do të kuptoni se gjërat nuk do të jenë më kurrë si më parë. Mundohuni të kapeni fort pas miqve dhe njerëzve të dashur

-Koha ka bërë punën e saj. Ndiheni më e fortë dhe tashmë jeni mësuar të ecni pa ndihmën e një personi tjetër në krahë. Keni hedhur çdo gjë pas shpine dhe tashmë po shijoni të tashmen, duke moh humbur shpresën të rigjeni lumturinë.

(Kosova Sot)