Ngjarje e vërtetë:MË BRAKTISI PËR SHKAK TË OPERACIONEVE ESTETIKE (7)

  • 22 April 2018 - 12:54
Ngjarje e vërtetë:MË BRAKTISI PËR SHKAK TË OPERACIONEVE ESTETIKE (7)

Mbeta pa fjalë. Berati ishte shumë zemërgjerë me mua. Tash mund t'i qasem cilitdo lloj të operacionit plastik që dëshiroja. Por në fakt, e vetmja gjë që dëshiroja ishte ta kthej burrin tim, po mendoja pa ndërprerë.

- Në rregull, do të shkoj te psikologu - i thashë.

- Më së shumti pasi që shpresoj se do t'i jap fund kësaj marrëzie rreth shkurorëzimit. Jemi marrë vesh rreth takimit me psikologun për ditët në vijim. Isha shumë nervoze, por ai ia kishte dalë që të qetësonte duke m'i shtruar disa pyetje të thjeshta. Ia kam treguar të gjitha telashet e mia që kisha me Beratin dhe kërkesën e tij për shkurorëzim. Ai më dëgjoi me kujdes, derisa unë po ia shpjegoja mënyrën se si bashkëshorti im për shkurorëzimin tonë po fajësonte operacionet e mia plastike. - Çfarë do të bënit, po të mundnit, në mënyrë që të përmirësoni marrëdhënien tuaj - më pyeti. - Do të përmirësoja gjendjen e buzëve të mia - iu përgjigja pa asnjë hamendje. - E më pas - po insistonte mjeku me një sjellje prej zotërie. - Me siguri do të mendoja rreth pilingut kimik. Nuk po mund të besoja se jam kaq me fat: kam hasur në psikologun, i cili më kupton. Pa asnjë hamendje ia kam shpalosur planet e mia se cilat operacione i kisha ndërmend t'i bëj. - A do të dëshironit ta shinit veten ashtu si jemi po të kishit mundësi - më pyeti. - Natyrisht! - Në rregull, atëherë kjo do të jetë detyra jonë e parë. Herën tjetër, ju lus që të vishni një kostum të larjes, nëse nuk ndiheni në siklet. Kam përgatitur një seri të ushtrimeve, të cilat do të ndihmonin pacientët që të jenë të vetëdijshëm për veten e tyre dhe ta kuptojnë se çfarë ka rendësi. - A do të mund t'ia tregoj rezultatet kirurgut tim? - Nëse këtë e dëshironi, por vetëm atëherë kur të kemi përfunduar me takimet tona. Në ndërkohë, ju kisha lutur të mos bëni asnjë ndërhyrje tjetër, madje as më të voglin. Javën tjetër kam zhveshur xhinset dhe bluzën dhe po qëndroja aty në kostume të larjes. Mjeku më kishte lutur që të qëndroj përpara një ekrani të madh të errët, e më pas në duar më kishte vendosur dy elektroda të vogla dhe më kishte lutur që në ekran të tregoj masën e kofshëve të mija, pa i prekur. - Por për çfarë shërben kjo - e pyeta unë. Tashmë ju kam thënë që i kam tepricë nja katër centimetra. - Ky është mendimi juaj … - E i juaji? - Mua më intereson vetëm ajo që ju mendoni. I thashë se si isha e bindur se kam kofshë tepër të mëdha, dhe se do të duhej t'i zvogëloja. Unë vrapoja për çdo ditë dhe pesë here në javë po shkoja në palestër, por pa asnjë rezultat. Psikologu gjatë gjithë kohës po mbante shënime, thuajse po bëhej fjalë për diçka tepër të rëndësishme. Javën tjetër mjeku më kishte lutur që të shtrihem në shtratin e madh dhe me një marker kishte vizatuar shtresat e tepërta të trupit tim. Më pas këto shtresa në formë të vizatuar m'i kishte dhënë me vete në shtëpi, duke më detyruar që ta vendos dhe ekspozoj diku dhe ta shikoj gjatë gjithë kohës. Pos kësaj, çdo mbrëmje më është dashur t'i shkruaj tri gjëra, të cilat më pëlqenin mua, por jo në lidhje me dukjen. Telefoni ka cingëruar pikërisht në momentin kur fillova të shkruaj. Ishte Yllka. Më tha se kishte vendosur përfundimisht t'i bënte operacion gjoksin dhe shtrëngimin e plotë të fytyrës. Unë i kisha treguar atë që po e bëja tani. - Kujt mund t'i interesojnë vlerat e tua të brendshme - më pyeti befasisht. Dukja është më kryesorja! Pasi që kemi përfunduar bisedën, për një kohë e hutuar shikoja shkrimin tim, duke menduar rreth fjalëve të Yllkës. E kisha të vështirë t'i gjej tri gjëra te vetja ime që më pëlqenin. Kohëve të fundit isha larguar shumë nga miqtë dhe familja, në praktikë nuk kisha aspak jetë shoqërore. Shkoja në punë dhe në shtëpi, isha si një robot. E kur isha në shtëpi vëzhgoja trupin tim, duke vajtuar për mangësitë e mia. Më pas shkoja në gjumë dhe ditën tjetër gjithçka nga fillimi. - Më ndihmo të lutem - ia plasa vajit para psikologut tim kur ishim takuar përsëri. I tregova se sa të vështirë e kisha ta dalloj atë që pëlqej në trupin tim. (vijon) 

 

(Kosova Sot)