Ngjarje e vërtetë:MË BRAKTISI PËR SHKAK TË OPERACIONEVE ESTETIKE (8)

  • 23 April 2018 - 16:09
Ngjarje e vërtetë:MË BRAKTISI PËR SHKAK TË OPERACIONEVE ESTETIKE (8)

 Çdo mbrëmje shkruaja gjërat e njëjta, meqë nuk mund të gjeja diçka tjetër. Më pas e shikoja veten dhe shihja një femër të vogël, të brishtë. Athua pse atëherë veten e përjetoja aq të madhe dhe të trashë? Doktori ma shtrëngoi dorën. - Do të dilni nga ky ankth, por me gjasë ky do të jetë një proces i gjatë, më i dhembshëm sesa operacionet që i keni bërë deri më tani. Në fillim me gjasë do të keni depresion. Të gjitha ndjenjat që janë grumbulluar me vite tani do të mund të dalin në sipërfaqe. Së bashku do të na duhet që të ballafaqohemi me disa fakte dhe kujtime, të cilat ndoshta ju bëjnë që të turpëroheni, apo që të vuani. Por, kur të përfundojmë, ju premtoj se do të ndiheni më e bukur dhe më mirë se ndonjëherë më parë! Falë ndihmës monetare të Beratit, mora pushim pa pagesë, në mënyrë që të mundesha në qetësi t'i përkushtohesha terapisë time. Një natë pashë një ëndërr të keqe. Një mashkull tepër i madh më mbante fort, unë isha e vogël dhe e dobët, por megjithatë mundohesha ta kundërshtoja. Në fund, ai ia doli që të më mposhtte dhe të më dhunonte. Pastaj më hodhi në një vaskë plot me ujë të akullt. - Ti je një vajzë e ndytë dhe e prishtë! - më tha duke bërtitur. - Laju! U zgjova e tëra në djersë dhe në mëngjes menjëherë e thirra doktorin, i cili më pranoi menjëherë atë ditë. Në ordinancën e tij i mbylla sytë dhe u mundova që ta kujtoja fytyrën e atij njeriu. Doktori më siguronte se ajo nuk ishte një ëndërr e keqe, por një ngjarje nga e kaluara, të cilën mundohesha ta harroja. - Është e saktë, njerku im! - bërtita dhe fillova të qaja si e marrë. - Nuk më linte të qetë - i thash me lot. - U mundova disa herë t'ia thosha këtë nënës, por ajo nuk më besonte dhe më bindte se kjo nuk ishte e mundur, se njerku im ishte njeri i mirë, i cili as buburrecin nuk do ta shkelte. Si pasojë e keqtrajtimit të vazhdueshëm seksual thellë në vete mendoja se kurrë nuk do të isha e mirë dhe e denjë për ndokënd. Atë mbrëmje dola nga ordinanca duke kuptuar përfundimisht shkakun e preokuoimit tim me kirurgjinë plastike. Mendoja se duke ndryshuar pamjen time të jashtme, do t'ia dilja t'i fshija plagët të cilat i kisha në shpirt. Në seancën e parë gjyqësore u luta vetëm që të më mundësohej vazhdimi i terapisë. Nuk kundërshtova shkurorëzimin meqë kuptova se nuk kisha qenë krejtësisht e sinqertë ndaj burrit tim. Isha e vetëdijshme se ndoshta do të më duheshin edhe shumë vjet para se do të mundja të krijoja lidhje me ndonjë mashkull tjetër. Por, kjo nuk më shqetësonte. Ia dërgova Beratit një kuti të argjendtë si dhuratë për martesë. doktori më tregoi se, për shumë femra, kirurgjia plastike ishte mënyrë me anë të së cilës ato mundohen që t'i mbajnë gjërat nën kontroll. Shumë gra bien në krizë kur fëmijët ju rriten dhe ju dalin nga shtëpia apo kur plaken dhe më nuk iu vardisen meshkujt. E, disa prej tyre bëjnë operacione për ta ndëshkuar veten për shkak se kanë përjetuar keqtrajtim seksual. Pasi që i analizova të gjitha, kuptova se isha sjellë si një vajzë anoreksike, e cila nuk ia del që ta sheh veten ashtu si është dhe vazhdimisht gjen mangësi në trupin e saj. Një ditë e takova Yllkën në drekë, mezi e njoha. Buzët i kishte dyfish më të fryra, e lëkura e fytyrës i ishte tendosur aq shumë, sa që sytë i kishin marrë formë të bajameve. Pashë se të gjithë ata që e njohin, tani nuk e fshehin keqardhjen e tyre pasi që e shohin ashtu, gjë që vlente edhe për mua. - Nuk mund të kuptoj pse vazhdon që të shkosh te psikologu, vetëm nëse ai është i bukur… - E di, terapia më ka ndihmuar shumë. Ajo vazhdoi të më fliste rreth operacioneve që duhej t'i bënte. Unë i buzëqesha me keqardhje. Vetë kisha filluar të ndihesha më mirë. FUND

NGA NESËR MUND TA LEXONI TREGIMIN TJETËR, TË BAZUAR NË NGJARJE TË VËRTETË:

E DETYROVA TË MARTOHEJ ME MUA, DUKE E GËNJYER SE ISHA SHTATZËNË" 

(Kosova Sot)