Roman dashurie:Shumë larg shtëpisë (9)

  • 25 April 2018 - 16:15
Roman dashurie:Shumë larg shtëpisë (9)

"Disa, jo edhe aq shumë". "Cika ka qenë më e keqja" pyeti ajo. "Shumë lehtë. Numërimi i mobileve në një vendqëndrim të çmendur azili". Ajo e ktheu kokën prapa dhe qeshi. "Çfarë? A mund të cilësohet si punë ajo"? "Paguar tetë dollarë dhe pesëdhjetë cent për një orë, jashtë ishullit natyrisht". "A je i sigurt se nuk ishte në azil" e nguci ajo. "Kam kompozuar vargje për njërën nga këngët më të mira në atë vend, kështu që ia vlejti. Po ti"? "Unë kurrë nuk kam kompozuar vargje diku". Ajo e zbrazi gotën me uiski dhe lëshoi flokët nëpër gjithë trupin e saj. "Ha, ha. Puna jote e mençur". "Lehtë kjo. Të jesh një avokate në korporatë". "Por kjo është ajo që e bën tani". "Unë kurrë nuk kisha një punë tjetër". "Pse do ta bësh për kaq periudhë të gjatë kohore një punë, të cilën në fakt e urren"? Adelina u shtang. "Për shumë arsye". "Është lloji i fakteve që i jepni në punë" pyeti ai duke i zbardhur dhëmbët. "Nëse është ashtu, mund ta shoh se pse kjo punë nuk të përshtatet ty". Adelina qeshi. Ajo nuk kishte zemër t'i thoshte se puna në korporatë nuk përfshinte dhënien e fakteve. "Më ka ofruar të ardhura, respekt, sfida intelektuale. Shumë gjëra nuk i kam pasur në jetë derisa po rritesha". "E di, shumica e fëmijëve që kanë thithur bar bëhen rebel. Nuk bëhen avokat". "Unë nuk do ta përshkruaja si rebelizëm. Rebelizmi i ndante përgjysmë ata". "E çfarë atëherë"? Adelina po përpiqej të vendoste si t'ia shpjegonte familjen e saj. Ajo madje ajo nuk mund t'ia shpjegonte ata vetes së saj. Ata për të gjithmonë ishin të huaj. "Nuk e di. Unë vetëm se nuk ndihem që ata të kenë qenë krenar me mua, sikurse që gjërat që i kisha bërë mirë nuk ishin në interesin e tyre". "Pra, çfarë më thua për Besën? Pse është në ulësen e parme"? "Ajo nuk ka arritur në stacion. Ligji është për njerëzit superior, apo për njerëzit që mendojnë se janë të tillë". "A nuk punon nëna jote për një avokat" pyeti ai. "E vërteta është se nëna ime qëndron mirë për të. I ati im është ai që barazon avokatët dhe politikanët me kriminelët". Tefiku uli krahët. "E di lidhjen". Ajo i tha më pas "Mund të vë bast se prindërit tuaj ju thonë të gjithëve se sa muzikant i talentuar që je. Me siguri se këngët tuaja i kanë të regjistruara në disk". Tefiku nuk mund të gënjente. Prindërit e tij ishin të hatashëm dhe ai e dinte këtë. Ai po provonte ta mbulonte këtë me një buzëqeshje. "Pra, ti je duke praktikuar të jesh avokate tash e dhjetë apo njëmbëdhjetë vite? Përse thjeshtë nuk e gjen një punë tjetër kur e di se është e mjerueshme? Provo me punë tjera që kanë të bëjnë me drejtësinë"? Linja e tij e pyetjeve, po të ishte dikush tjetër do të zgjonte antipati për atë person, por kur bëhet fjalë për Tefikun, ajo disi ndihej mirë, pasi që ai po mundohej të jetë i ndershëm dhe i sinqertë. "E vërteta është se e kam zhvilluar një identitet, një person që me sa duket jeton nga e vërteta ime". Tefiku ia lëshoi një shikim me dhimbje. "Epo, më duhet ta pranoj, Më pëlqejnë të dyja anët tua. E vërteta Adelinë dhe ajo tjetra". Ajo buzëqeshi. Tani e dinte se ai nuk po gënjente, por e lejoji të fliste. Ai e futi dorën nën tavolinë për t'ia shtrënguar kofshën dhe trupi i saj u ndez nga kënaqësia. "Tefik" ajo filloi menjëherë t'ia largonte dorën. Ai e njohu atë ton të zërit. "Më vjen keq, vetëm se u ndjeva kaq natyral" tha ai. Zemra e tij po rrihte me kaq shumë zhurmë, saqë dëshironte të bërtiste, por iu desh të ishte i qetë. Më pas ajo i tha, duke kërkuar fjalën e duhur. "Unë jam shumë e tërhequr nga ti… por, unë... unë". (vijon)

 

(Kosova Sot)