Historia e 19-vjeçares: Më mori virgjërinë, e më pas ndodhi e papritura…

  • 17 May 2018 - 13:52
Historia e 19-vjeçares: Më mori virgjërinë, e më pas ndodhi e papritura…

Një 29-vjeçare i ka shkruar psikologes të “The Sun” për t’i kërkuar një mendim rreth çështjes së saj në lidhje me dashurinë.

Në letër ajo shkruan:

Jam 19 vjeçe, ndërsa ai më i madh se unë. Ishim shumë pranë njëri-tjetrit, u puthëm e bëmë shumë gjëra të tjera. I thoshim vetes se duhej të ndalonim, por sërish ne përfunduam duke bërë seks.

I vetmi problem është se ai ka një të dashur, që mua më bën të ndihem shumë fajtore. Ajo nuk ka qenë në shtëpi gjatë kësaj jave, prandaj ai tha se ishte shansi jonë. Shkova te apartamenti i tij pas pune dhe përfundimi është se humba virgjërinë me të.

Ishte bukur, nuk e ndaloja veten edhe pse ndihesha keq për çfarë po bëja, pasi nuk ishim në një lidhje dhe se ai ka një të dashur. I thashë vetes se tashmë kishte ndodhur, se kohën nuk e ktheja pas.

Por ai më bëri mesazh para se ta takoja te puna, duke më thënë se donte të fokusohej tek e dashura e tij si dhe nuk do takoheshim e as nuk flisnim te puna.

Me të vërtetë që u ndjeva keq. Ai mori çfarë donte e më la. Nuk mund ta besoj se unë ndjeva kaq shumë për të. Unë besoj se e dashura e tij duhet ta dijë se çfarë njeriu ka pranë, por ende nuk kam patur guximin që ta kontaktoj e të flas me të.

Mendoj se ajo nuk do të më besoj, ose do të më fajësoj mua për çdo gjë. Ndërkohë në fundjavë takova një djalë të moshës sime dhe mu duk atraktiv. Dukej se ishte i interesuar për mua e për këtë një shok më dha numrin e tij. Por nuk mund ta duroj dot një tradhti të dytë, prandaj nuk do i shkruaj dhe do bëj sikur nuk më intereson.

Përgjigja e psikologes:

Ti e dije shumë mirë se ai kishte një të dashur që në fillim. Ti e dije riskun, çfarë shpresoje se do të bënte ai pasi të bënit seks? Do të ndiheshe më mirë nëse ai do t’ju takonte të dyjave njëkohësisht? Apo shpresoje që ai të ndahej nga e dashura dhe ta kishte të gjithin për vete?

Mos i thuaj asgjë të dashurës së tij. Nuk do të të bënte aspak që të ndiheshe më mirë. Madje nëse do i tregoje asaj të vërtetën, ti do të kishte probleme edhe në punë

(Kosova Sot)