Roman dashurie: Ai i verteti (3)

  • 20 May 2018 - 14:18
Roman dashurie: Ai i verteti (3)

- Ke ardhur më shpejtë se sa që kam menduar. Do të thotë se i mjeri ka mbetur pa tekst? Doruntina ka tërhequr karrigen dhe e vendosi peshqirin në krah.

- Nëse nuk e llogarit atë që ma tha se jam bushtër, atëherë mund të thuhet se nuk kishte asgjë për të thënë. Restoranti në të cilin ishin takuar për të darkuar ishte i zbrazët. Pos dy burrave të moshuar që cilët ishin thelluar në muhabet, pos Doruntinës dhe Rinorit nuk ishte askush tjetër.

- Të kam porositur mish të përzier. Vetëm buzëqeshi dhe bëri me kokë. Aq mirë e njihte sa që pa probleme kishte mundur ta dërgonte t'ia blinte këpucët, e ishte e sigurt se ia dinte edhe numrin dhe shijen. Pasi që ka arritur ushqimi, midis kafshatave kanë diskutuar për disa restorante që i kishin vizituar më herët, duke krahasuar cilësinë e ushqimit dhe shërbimin duke arritur në përfundime.

- A e ke vërejtur se kohëve të fundit shpesh po flasim për ushqim? - Unë mendoj se ne gjithmonë flasim për këtë. Pas kaq shumë dietave të miat, nëpër të cilat kam kaluar, tash lirisht mund të them se po e kompensoj kohën që nuk kam ngrënë atëherë.

- Janë shpaguar. Për çdo ditë je gjithnjë e më e bukur. Fytyra e Doruntinës u skuq. Ende nuk ishte mësuar në komplimente. - Me rëndësi është të ushtroj dhe të mundem të ha aq sa ma do shpirti. Por, kurrsesi të të pyes se çfarë ka ndodhur me atë vogëlushen?

- Ardianën? Asgjë, ta kam thënë se aq shumë më ka dërguar porosi sa që ma ka shpenzuar baterinë pa mëshirë. Në fund mu desh t'i them se jam me një tjetër dhe se atë më nuk e dashuroj.

- I njëjtë se sikurse dhe unë. Vetëm braktis, vetëm që ti je pa mëshirë, e thyen zemrat me gënjeshtra.

- E ti i thyen me të vërteta dhe nuk po e shoh dallimin. Doruntina shikoi duart e tij të buta. Gjithmonë kishte menduar se ato janë duart më të mira në botë që një mashkull mund t'i kishte.

- Ka dallim. Vajzat tua të braktisura qajnë dhe betohen në dashuri, e meshkujt që i braktis unë, më lëndojnë dhe më fyejnë. - Kjo është njëjtë e dashura ime. Rinori e pini një gllënjkë verë të bardhë.

- Njëjtë? Nuk po kuptoj se dëshmia për dashurinë dhe lotët mund të jenë të njëjta me lëndimet dhe fyerjet?

- Femrat e lënduara qajnë, e meshkujt fyejnë. Këto janë dy reaksione të ndryshme të dashurisë, për të njëjtat emocione. Por e shikon, kur të ketë kaluar pak kohë, për shembull pas një apo dy viteve, ti do të jesh në pozitë më të mirë se sa unë. Doruntina e shikoi duke mos e kuptuar

. - Do ta shpjegoj lehtë. Të themi, pas një viti, kur të braktisurve t'ju kalojë mllefi që kanë për neve, paramendo që ti dhe unë të mbesim pa punët tona të mira dhe që të dy, krejt rastësisht, të shfaqemi para ish të dashurve tanë - ti para Jetonit e unë para Ardianës, e sikur ata të jenë në një komision, që të na punësojnë apo jo, unë do të kaloja më keq.

- Mendon?

- Jam i sigurt. Jetoni yt do të eliminonte menjëherë, e Ardiana ime do të ma jepte mua punën. - Por kjo do të thotë se do të kesh punën, e unë jo? Si kaloj më mirë unë këtu?

- Prit ta përfundoj. E pini edhe një gllënjkë para se të vazhdojë.

- Unë do të pranohesha në punë pasi që ajo dëshiron hakmarrje, të më mundojë, eventualisht të ma kthejë duke më braktisur më pas. E kjo është edhe më keq se të mbetesh pa punë.

- Kjo, sipas logjikës tuaj, ne femrat kërkojmë hakmarrje, ndërsa ju meshkujt jo?

- Kur të kalojë kohë edhe dashuria mbetet kujtime, kështu e ka kjo punë.

- E kam kuptuar - mendja e femrës kujton m ë gjatë. - Pikërisht ashtu. Gëzuar! (vijon) 

 

(Kosova Sot)