Roman dashurie: Ai i verteti (36)

  • 22 June 2018 - 12:46
Roman dashurie: Ai i verteti (36)

 Nuk ka nevojë, mos e braktis ndejën e ditëlindjes për shkakun tim. Nuk mundesh gjë të ndryshosh. - Doruntinë, unë nuk jam vetjak, arsyetimet e mija për festë janë vetëm të rri me njerëzit që janë të dashur për mua. Edhe ashtu sonte dikush më mungonte, dhe atë shumë. Prandaj, më duhet të shoh, por edhe dëshiroj që të jam pranë teje, të jam me ty në këtë situatë. E më pas sikurse iu kujtua diçka, u ndal dhe qetë e pyeti nëse ishte me dikë. I tha se ishte vetë dhe i tregoi se në cilin spital ishte. - Po vij. Do të sjell diçka për të pirë dhe për të ngrënë. Me siguri se je e vdekur nga lodhja. Nuk po mund ta besonte se ai kishte kaq shumë forcë për të. Kapitulli njëzeteshtatë Gjithë natën kishin pritur bashkë në korridor. Për nja gjysmë ore i kishte fjetur në krah, duke i mbledhur këmbët në karrige. Nuk kishin folur shumë, vetëm aq sa ndërlidhej me nënën e Doruntinës. Diku nga ora katër e mëngjesit, mjeku ju tha se kishte shenja përmirësimi në gjendjen e nënës dhe se mund të shkojnë në shtëpi për të pushuar. Ajo nuk kishte hezituar të shkonte në banesën e Rinorit, pasi që ishte shumë e lodhur për të menduar nëse kjo ishte keq apo mirë. Kishte fjetur me bluzën e gj[erë të tij, në shtratin e tij, e pavetëdijshme se edhe për një kohë të gjatë ai kishte ndenjur zgjuar. Në mëngjes e zgjoi me kafjallin në shtrat. - Si ke fjetur? - Më duket se gjithçka ka heshtur. - E tani, ma thuaj si po ndihesh tani? - Mirë, më mirë. Të faleminderit për kafjall. Por, më duhet të shpejtoj e të shkoj në spital dhe të lajmërohem në punë sa mirë që sot është e shtune dhe nuk do të ketë shumë punë. - Unë tashmë kam thirr në spital, gjithçka është ashtu si e lamë. Më thanë se kësaj radhe ajo do t'ia dalë mbanë. Mori frymë thellë. - Shyqyr Zotit! - Ti lajmëroje bankën, ju thuaj se nuk mund të shkosh, e unë po shkoj në kompani për disa dokumente dhe po vij te ti, shkojmë bashkë në spital. Po e shikonte ashtu të brengosur dhe po fliste me veten nëse ishte e vetëdijshme se çfarë miku kishte humbur. - Mos prish planet e tua për mua, të lutem. Do të shkoj vetë, e ti, nëse dëshiron, eja më vonë. - Kurrsesi, do të jam me ty derisa ajo të kthehet në shtëpi. Ishte në derë kur prej saj doli një pyetje e qetë, ishte si lutje: - E më pas? U kthye, rrudhi krahët. - Nuk e di. Me të vërtetë nuk jam i mençur. Shkuan në spital. Nëna disa herë kishte hapur sytë, por gjendja e saj ishte e dobët për të folur apo për të komunikuar me dikë. Ashtu qëndruan me të dhe shkuan për drekë. Nuk e kishin përmendur pyetjen e mëngjesit, por sa më shumë e shikonte, aq më shumë po e mundonte fakti se përsëri duhej të ndahej prej tij. Mashkull i vërtetë, po mendonte ajo,ai me të vërtetë është hero, gjithmonë për t'i ndihmuar zonjës kur është në telashe. (VIJON)

 

 

(Kosova Sot)