Shpesh herë gratë ndahen nga burri që e duan, ja aryset

  • 25 June 2018 - 11:24
Shpesh herë gratë ndahen nga burri që e duan, ja aryset

Në një lidhje, dashuria kërkon punë dhe shumë përkushtim. 
 

Por, fatkeqësisht shumë njerëz fillojnë të ndihen komod në lidhje dhe e marrin atë si të garantuar, mandej nuk përkushtohen aq shumë në lidhje – gjë e cila shpie deri në ndarje.

Prandaj edhe ka disa arsye se përse gratë ndahen nga burri që e dashurojnë, e disa prej këtyre arsyeve i gjeni më poshtë:

Fizikisht ai nuk është afër

Një femrës nuk i nevojitet një mashkull për t’u kujdesur për të. Ajo e dëshiron një partner që e vlerëson prezencën e saj dhe punon bashkë me të. Nëse ai është më i interesuar të shpenzojë kohë me dikë tjetër sesa me të, atëherë me shumë gjasë ajo do të ndahet nga ai.

Ai është i parashikueshëm

Shumica e meshkujve caktojnë rutina komode. Aq më shumë që plaken, aq më pak janë të prirë të angazhohen në çfarëdo gjëje që nuk i përfshin ata.

Nuk e mbështet

Ajo dëshiron ta dijë se është seksi dhe e bukur nga partneri i saj. Ajo ka nevojë edhe për mbështetje në karrierë dhe kur është e sëmurë, e nëse mashkulli nuk e mbështet atë, ajo do ndahet nga ai.

Ai nuk e bën të ndihet e veçantë

Meshkujt kryesisht dëshirojnë seks sepse janë krijesa seksuale. Por, një gruaje i nevojitet intimitet. Ajo dëshiron paralojë, komunikim dhe dëshiron të ndihet e dëshiruar nga partneri. 

 

(Kosova Sot)