Ndarjet "sëmundje" ngjitëse: Nëse miqtë tuaj janë shkurorëzuar, edhe juve mund t’ju pret fati i njëjtë

  • 25 June 2018 - 11:48
Ndarjet

Herë pas here, atëherë kur çdo gjë në lidhjen tuaj duket të jetë në rregull, ju e vëreni se si të gjithë miqtë tuaj (qoftë në jetë reale, qoftë në Facebook) papritmas ndahen apo shkurorëzohen.

Përderisa është e vërtetë se ndarjet mund të jenë të ndërlidhura edhe me stinën e vitit, të pasurit afër miq beqarë që ju tregojnë tërë kohën se çfarë ka pasur gabim në lidhjen tuaj mund t’ju bindë edhe juve të brengoseni se nuk e keni lidhjen në mirë.

Në fakt, ju filloni të mendoni: a po i vjen edhe lidhjes tuaj fundi?

Studimet tregojnë se, kur është fjala për divorc, jeni 75% më të prirë të ndaheni nëse e shihni një shok/shoqe të ngushtë apo anëtar familjar duke u ndarë.
 

Ekspertët thonë se kjo ndodh për shkak se filloni t’i vini në pikëpyetje sakrificat që i keni bërë në lidhje; e kuptoni se keni hequr dorë nga disa miqësi të mira për ‘hatër’ të lidhjes e cila nuk është edhe aq funksionale për momentin; ju mungon ndjenja e lirisë së të qenit beqar/e; dhe ju bën të mendoni për të krijuar lidhje të reja me persona tjerë.

 

 

(Kosova Sot)