Ngjarje e vërtetë:PËRVOJA IME E HIDHUR ME TË DASHURIN BIZAR (6)

  • 25 June 2018 - 16:25
Ngjarje e vërtetë:PËRVOJA IME E HIDHUR ME TË DASHURIN BIZAR (6)

Gjithë mbrëmjen Burimi ishte shumë i kujdesshëm dhe i butë ndaj meje. Kur pas një mbrëmje të bukur në një restorant luksoz më kishte propozuar të shkojmë te ai, në fakt e dija se ku dërgon e gjithë kjo, unë nuk kisha asgjë kundër. Unë isha e dashuruar në Burimin dhe dëshiroja t'i takoja atij me mish e me shpirt. Kur më në fund kemi shkuar në shtëpinë e tij luksoze, nuk po mund ta ndalja mahnitjen time. Gjithçka ishte kaq moderne dhe e ndërtuar me shumë stil. Burimi ishte një dashnor i këndshëm. Kur në mëngjes, e lodhur por e lumtur jam zgjuar në shtratin e tij, m'u duk se po ëndërroja. - Violeta a e ke fare ndërmend të zgjohesh sot? Dikush prej neve duhet të shkojë në punë dhe duhet të punojë - nga ëndrra e bukur më zgjoi zëri i Burimit. Ai po qëndronte në derë, i freskët dhe me aromë të këndshme, që nuk mund të thuhej edhe për mua. Po mendoja se po dëshiron që të bëjë shaka me mua. - Çfarë mundem të bëj pasi që mbrëmë më ke lodhur shumë. Por, e di si thonë, zjarri mundet me zjarr - u përgjigja me butësi duke u rrotulluar në njërën anë. - Eja, m'u afro. Këtu është kaq mirë dhe rehatshëm - e ftova atë. - Nuk po tallem! Hajde më zgjohu! Çfarë po flet - më tha ftohtë, duke ma kthyer shpinën. Nuk po mund të kuptoja se si Burimi ishte shndërruar përnjëherë në person kaq të ftohtë dhe të papërmbajtur. Pak kohë më parë po më puthte thuajse jeta e tij varet nga puthjet. Mos vallë e kam lënduar me diçka, po mendoja. Nuk kaloi shumë kohë dhe dëgjova zhurmën veturës së ndezur. Nuk isha aq budallaqe sa të mos e kuptoja se për ndonjë arsye Burimi donte të më hiqte qafe. Derisa po mblidhja rrobat nga dyshemeja dhe me nxitim i vesha, nuk po mund t'i ndaloja lotët. Poshtërim më të madh nuk kisha përjetuar kurrë e derisa po kthehesha në shtëpi Burimi me asnjë fjalë të vetme nuk po mundohet ta arsyetonte sjelljen e tij. Kur më në fund arrita në shtëpi, më kishte befasuar fakti se Dilja ende ishte zgjuar. - Violeta, po ti po qan! Çfarë të ka ndodhur - më pyeti e habitur duke më shikuar. - Asgjë nuk kam, vetëm gabimisht kam kuptuar disa gjëra - po mundohesha të tërhiqem. Nuk po dëshiroja që Dilja t'i shikonte lotët e mi dhe përsëri të fillonte me këshillat. Pos kësaj, ende nuk isha e sigurt nëse isha në gjendje ta ndërpres secilën lidhje me Burimin. Me gjithë sjelljen e tij të çuditshme, zemra e mjerë e pranonte se e dashuroja. - Pra, unë kisha të drejtë. Ai idioti të ka lënduar, apo jo - më pyeti ajo duke më shikuar e habitur. - Lëre Dile, çfarë të bie në mend edhe ty! Kurrë nuk kemi qenë më të lumtur. Mendoj se nga fillimi po më kaplon një energji - po gënjeja. - Mund të flasësh ti çfarë të duash, por unë të njoh me mirë se secili, e ajo që po e vërej në fytyrën tënde nuk do e quaja lumturi - më tha ajo. - Mes tjerash, ke mundur të më lajmërosh se do të flesh te Burimi. A e ke ti fare idenë se sa shumë jam merakosur për ty - më pyeti. - Më fal, kam harruar. Mes tjerash, unë di të përkujdesem për veten time. Mund të më lësh rehat - i thashë duke marr frymë thellë, e në fund Dilja e lënduar ashtu ma ktheu shpinën. - Eh po, për pak të harroj. Dibrani për të shtunën na e ka rezervuar tavolinën në atë restorantin. Vetëm ta dish se nuk ishte aspak e lehtë. Sikur të mos kishte një të njohur të tijin aty …. Djaloshi është munduar shumë. Ndoshta do të mundje së paku ta falënderoje - ma përmendi këtë fakt, e unë plot me nerva vetëm i rrotullova sytë. Festimet e ditëlindjes për mua ishin brenga më e vogël. Më shumë më brengoste nëse Burimi atë mbrëmje do të jetë me mua apo edhe më keq, a do t'i kujtohet së paku se kam ditëlindjen. (vijon)

 

 

(Kosova Sot)