Roman dashurie:Gruaja me sekrete (19)

  • 14 July 2018 - 16:56
Roman dashurie:Gruaja me sekrete (19)
Përnjëherë Vlora në këtë grua kishte vërejtur përkrahjen e vet të madhe. Pothuajse ajo e kishte kuptuar, thuajse po e shëronte pikërisht aty ku ajo kishte nevojë. - Sinqerisht të falënderoj për gjithë këto fjalë të mira. E djali juaj në mënyrën më të mirë e bën punën e tij, megjithëse nuk mund të thuhet se nuk është kreativ, pasi që një shtëpi si kjo tash e një kohë të gjatë nuk e kam parë. Vetëm se kam frikë që ai po nënvlerëson dëshirën time të jem një grua e zonja në biznes. Nëna iu kthye djalit të saj. - A është kështu siç po thotë kjo bukuroshe? Biri im, mos ma thuaj se e ke lënduar. Dini buzëqeshi. E kishte vërejtur se nëna e tij kishte ndikuar mirë në disponimin e Vlorës. - Vetëm e kam vlerësuar gabimisht. Do të dëshiroja ta shtysh që të kthehet dhe të ulet dhe të ma ofrojë edhe një mundësi për të biseduar. Vlora po e shikonte djaloshin e hijshëm, por se nëna e kishte kapur për dorë dhe e kishte tërhequr në karrigen nga e cila ishte ngritur. Nuk i kishte kundërshtuar, kjo ishte e pakuptimtë. - Ulu këtu e dashur. E njohu djalin tim. Do ta përmirësojë ai këtë. E më pas përsëri u zhduk nga andej që kishte ardhur. Vlora po shikonte diku në dysheme, në tepihun e bukur, që dukej të ishte si një bar i freskët. - Kërkoj falje për nënën time. Duket kaq e butë, por që në fakt di ta bëjë të pamundurën. - Ajo është e shkëlqyeshme. - Po është. Por të lutem, më fal nëse kam thënë diçka gabimisht. Më duhet të ta them faktin se sa shumë më ke pëlqyer, se jam i dashuruar në ty, pa marrë parasysh se sa e çuditshme tingëllon kjo. Nëse dëshiron të futesh në punën që e udhëheq, jam i vullnetshëm që të tregoj krejt çfarë kam dhe çfarë mëtoj të bëj. Po e shikonte me befasi. - Nuk ke frikë prej meje, vajzë pa përvojë, të cilën po e lejon në perandorinë tënde? Kishte marrë frymë thellë nga shikimi I tij. - Jo, nuk kam frikë. Mes të tjerash, nuk jam naiv. Nëse merremi vesh, do ta nënshkruajmë kontratën që nuk ia lejon as vetes as mua që ta dëmtojmë njëritjetrin. Edhe unë e kam një avokat të mirë. Në fund iu desh të buzëqeshte. - A mundem përnjëherë të mësoj diçka në punën tënde? - Mundesh, natyrisht. Eja, të dërgoj ta shikosh pronën, por në ato taka nuk do të depërtosh aq larg. Me të vërtetë, ajo ishte në taka të larta e të zeza që shumë mirë po i përshtateshin me rrobat e saj të rënda me motive lara-lara. - Do të t'i gjej unë disa çizme. Nuk do të jenë shik, por do të jenë shumë më të mira se këto. Nëna përafërsisht ka të njëjtin numër. Dhe shumë shpejt Vlora kishte të mbathura një palë çizme të kaltra, por që dukeshin si mbathjet e duhura për pronën e tij. Kapitulli i katërmbëdhjetë: Kishte mbetur e mahnitur nga ajo që kishte shikuar dhe ishte e lumtur me gjërat që i kishte mësuar nga Dini. Jo vetëm se kishte një pronë të madhe, ku rriteshin dhe kultivoheshin mollë, dardhë, qershi, vishnja, por kishte edhe bletë, dhe kjo ishte një dashuri e madhe të kujdesej për to. Ishin edhe tre punëtorë që silleshin dhe punonin pa ndërprerë, që bënin xhem, por e kishte informuar edhe për faktin se si blerësit dëshironin sasi shumë më të madhe të xhemit të tyre. (vijon)

(Kosova Sot)