Në këto raste një mashkull është gati për t'u martuar!

  • 16 July 2018 - 16:02
Në këto raste një mashkull është gati për t'u martuar!

Në këtë artikull keni mundësinë për t’u informuar pikërisht për momentin kur ai vërtetë mendon të martohet me femrën që dashuron, pa u menduar gjatë.

Ja disa nga gjërat që e shtyjnë atë për të marrë këtë vendim:

1. Ajo është gati për të blerë shtëpinë e saj
Kur ajo vendos të largohet  nga shtëpia e prindërve të saj . Ky veprim i saj e bën një mashkull të mendojë të martohet me të, sidomos kur ajo shpreh dëshirën  se shtëpia e saj e parë të jetë shtëpia e tyre. Meshkujt e vlerësojnë një femër të guximshme.

2.  Kur ajo e ndihmon në një fatkeqësi
Meshkujt janë shprehur se vendosin për t’u martuar me dikë, kur shikojnë atë duke u kujdesur për të kur i ndodhë ndonjë fatkeqësi sidomos në familje. 

3.  Kur ajo e respekton familjen e tij
Gjatë këtij studimi, meshkujt janë shprehur se familja ka shumë rëndësi për ta. Nëse e dashura e tyre është shprehur e gatshme të shkojë të takojë mamanë e tij dhe ta respektojë atë, ka shumë mundësi që ai më pas t’ju propozojë për martesë.

(Kosova Sot)