Ngjarje e vertete:A do të bëhet baba djali im shumë larg shtëpisë shtatëmbëdhjetëvjeçar? (5)

  • 11 August 2018 - 15:49
Ngjarje e vertete:A do të bëhet baba djali im shumë larg shtëpisë shtatëmbëdhjetëvjeçar? (5)

Disa ditë më pas kisha ditë të lirë, e kisha vendosur që këtë ditë ta shfrytëzoj për ta pastruar shtëpinë time. Luani edhe ashtu çdo të dytën dite ishte në punë, e Dini në shkollë kur papritmas bëri zilja e derës. Nuk e kisha idenë se kush do të mund të ishte sepse nuk po prisja ndonjë vizitë. Jo pak jam befasuar kur para syve të mi u shfaq Saranda. - Saranda, shpirt, çfarë befasie e këndshme! Prej nga ti këtu - e pyeta ashtu e hutuar. - Ashtu, po e kërkoja Dinin - mu përgjigj paksa me një zë të nervozuar. - Dini është në shkollë. A nuk do të duhej që edhe ti të jesh atje? - A mundem ta pres këtu - pyeti derisa e përfundova unë pyetjen. - Natyrisht, më fal, urdhëro brenda - e ftova unë. - A mundem unë të ndihmoj disi? - Më duhet të bisedoj me Dinin - ma përsëriti. Nuk po mund të mos e vëreja se si sjellja e saj përnjëherë ishte e çuditshme. Pos kësaj, sytë e Sarandës ishin të ënjtura dhe ishte tepër e qartë se pak kohë më parë ajo kishte qarë. - A dëshiron një lëng, a dëshiron të hash diçka - e pyeta unë në mënyrë që ta thyeja heshtjen e çuditshme e cila u shfaq. Saranda vetëm eci dhe e shikonte ekranin e televizorit. - Ah, jo, të faleminderit, nuk jam e uritur, edhe ashtu po më vjen mundim - mu përgjigj. Më duhet ta pranoj se sjelljet e saj po më habisnin, por ishte e qartë se nuk dëshironte ta vazhdonte bisedën, e unë u largova prej saj dhe e lash të vetme para televizorit. Për rreth një orë më pas ia behu edhe Dini nga shkolla. Porsa e ka vërejtur Sarandën fytyra e tij shndriste nga lumturia. - Ku je vogëlushe, kjo po qe se është një befasi e këndshme, e di - i tha duke iu hedhur në përqafim. Nuk kisha si mos ta vëreja se kësaj radhe Saranda nuk po e ndante të njëjtin gëzim. Në fytyrën e saj kishte brengë. Ia ktheu përshëndetjen duke e puthur pak në mjekër. - Dini, duhet të bisedojmë - i tha ajo, e më pas që të dy u paketuan dhe shkuan në dhomën e tyre. Derisa isha në kuzhinë duke e përgatitur darkën, dëgjova zhurmën kur me dhunë u hap dera e dhomës së Dinit, prej saj doli Saranda re tëra në lot. - Saranda, shpejt doli.. çfarë po…. - nuk ia dola ta përfundoj pyetjen, e ajo tashmë kishte dalë prej shtëpisë. Nënë, ku është Saranda? Oh, Zot - bërtiti Dini derisa u nis të vraponte pas saj. Megjithëse ky vrapim nuk ishte aspak i qartë për mua, po mendoja se Saranda dhe Dini ishin fjalosur, e kjo edhe më shumë po më bindte se ata dy po duheshin shumë. Nuk thuhet për asgjë, kush grindet edhe dashurohet. Eh, kjo rini, po mendoja unë derisa po copëtoja disa perime për supë. Po prisja momentin kur Saranda dhe Dini të kthehen të përqafuar dhe të buzëqeshur. Kur kjo nuk ndodhi as pas një ore, më duhet ta pranoja se isha e brengosur. Duke e vendosur tavolinën, kam dëgjuar hapjen e derës së hyrjes. - Hej, fëmijë, darka… - nuk e përfundova fjalën kur në korridor e pashë Luanin. - Ah, qenke ti. Mendova se ishte Dini dhe ... - Ku është ai idiot? Mos ma thuaj se nuk është në shtëpi - bërtiti ai derisa unë pa ditur gjë po vrapoja pas tij. - Dini doli për pak me Sarandën, po mendoj, edhe ajo është këtu, kështu që …. - Çfarë? Saranda është këtu? Zot, më duhet t'i lajmëroj të atit të saj. Njerëzit janë çmendur për të nga brengat. Por më parë duhet ta gjej Dinin. A e di mos ndoshta e ka me vete mobilin - pyeti derisa sytë po i qitnin zjarr. Kurrë më parë nuk e kisha parë Luanin në atë gjendje. (vijon)

(Kosova Sot)