Mos u martoni kurrë në këtë datë. Do t’ju ecë ters!

  • 18 August 2018 - 10:24
Mos u martoni kurrë në këtë datë. Do t’ju ecë ters!

Një ekip në Universitetin e Melburnit zbuloi se  është një datë që nuk duhet të martoheni.

Bëhet fjalë për 14-shkurtin, datë e shpeshtë ku çiftet martohen, madje deri në pesë herë më shumë se dasmat në ditët e zakonshme.

Të dhënat, sipas BelfastLove tregojnë nga viti 1995 deri në vitin 2013, Dita e Shën Valentinit është dita e nëntë më popullore për një martesë dhe 27.000 çifte kanë thënë "po" në këtë ditë në 19 vitet e fundit. Mesa duket, sipas intv.al  ka një krahasim me çiftet që martohen në data të zakonshme, në krahasim me ato që martohen në data të shënuara. Sipas profesor,  Ribar njerëzit të cilët martohen në këtë ditë, kishin më shumë mundësi të ishin të martuar më parë ose të kishin fëmijë.

Gjithashtu, është gjetur se nuset që martohen në ditën e Shën Valentinit, me shumë mundësi janë shtatëzëna, në krahasim me ato që martohen në datë të zakonshme. Studimi gjeti se 21% e atyre që martohen për Shën Valentin, kanë mundësi të dështojnë, ndërsa 16%  martesat në data e zakonshme.

(Kosova Sot)