Gjërat që çdo mashkull duhet t’i bëjë përderisa është ende beqar

  • 20 August 2018 - 20:53
Gjërat që çdo mashkull duhet t’i bëjë përderisa është ende beqar

Beqaria nuk duhet të nënkuptojë vetëm të dilni thuajse çdo natë për të festuar dhe pastaj të keni dhimbje koke nga pija për disa ditë radhazi.

Gjëja më e mirë rreth të qenit beqar është se nuk keni nevojë t’i jepni përgjegjësi askujt.

Pra, nëse veç dëshironi të rrini tërë ditën në shtrat dhe të shikoni seriale e të hani tërë kohën, atëherë nuk e keni asnjë pengesë.

Por , ekspertët thonë se janë disa gjëra që meshkujt beqarë duhet t’i bëjnë para se të futen në lidhje apo të martohen.

Sipas tyre, gjërat e mëposhtme iu ndihmojnë meshkujve ta zhvillojnë veten dhe kryesisht përfshihen investime në eksperienca.

Kjo është lista e plotë me gjërat që meshkujt duhet t’i bëjnë përderisa janë beqarë:

– Udhëtoni vetëm

– Vraponi në një maratonë

– Eksperimentoni me mjekrën

– Ndryshojeni gardërobën

– Mbani kafshë shtëpiake

– Mësohuni të gatuani

– Mësohuni t’i njihni verërat e mira

– Mësoni ta luani një instrument muzikor

– Dilni në takime me vajza herë pas here, por pa krijuar diçka serioze derisa ta gjeni të duhurën.

 

(Kosova Sot)