Roman dashurie:Një jetë më e mirë (12)

  • 21 August 2018 - 17:10
Roman dashurie:Një jetë më e mirë (12)

Për këtë edhe i kishte propozuar martesë, e ajo kishte pranuar. Dhëndri më pas kishte shkuar në Nju-Jork për gjashtë muaj, ku kishte nënshkruar marrëveshje me një shtëpi mode, por që e kishin shtyrë martesën deri në ardhjen e tij. Ata gjashtë muaj ishin shtyrë edhe për gjashtët tjerë, por Jehona besonte se karriera ishte në rend të parë dhe nuk kishte nevojë që i dashuri i saj ta ndalonte rrugëtimin nëpër Amerikë, dhe të hiqte dorë nga suksesi për shkak të martesës. Me marrëveshjen edhe të saj ai kishte mbetur në Amerikë edhe për dy muaj dhe duhej që përfundimisht të kthehej dhe të martoheshin.

KAPITULLI I SHTATË

Kishte lakuar nga autostrada. Shtëpitë ishin të njëjta. Një njeri moshuar i kishte treguar sa duhej të paguante. Kishte hapur portofolin prej lëkure dhe kishte nxjerrë të hollat. - Nuk ke asgjë më të imëta? - Jo, nuk kam. Shihej se ishte i zemëruar, pothuajse ia kishte hedhur kusurin përtej xhamit. Por, Jehonën kjo nuk e kishte bërë nervoze. Po merrte shumë të holla, por edhe Selamiu dhe Dafina po i jepnin plot të holla. Po kujdeseshin për të sikur për fëmijën e tyre. Thuajse ata ishin pajtuar se nuk mund të kishin fëmijën e tyre. Tashmë ishin mjaft të vjetër për të qenë prindër të rinj, por edhe Dafina kishte telashe me shëndetin. Disa operacione që kishte në veshka e kishin lodhur pa masë, ishte bërë edhe më e zbehtë dhe shumë e dobët, por se nuk e kishte humbur optimizmin e vet edhe buzëqeshjen. Edhe pse Jehona para martesës ishte shpërngulur në një banesë në qendër të qytetit, për çdo ditë ishte në kontakt me Selamiun dhe me Dafinën. Me ta kishte lidhjen më të mirë prindërore në botë. Dhe kur ishte nisur në këtë rrugë, Selamiu kishte insistuar të shkonte me të. Mezi e kishte bindur të shkonte vetëm, sepse nuk dëshironte që askush të ndante ndjenjën e turpit. Kishte vendosur që vetë të shesë shtëpinë e të atit apo ta kujtojë të kaluarën. Asaj i vinte turp edhe nga veprimet e të atit të saj. Në fillim gjithçka kishte funksionuar. Selamiu rregullisht i dërgonte të holla. Jehona të atit i dërgonte letra, por ai nuk i përgjigjej. Tri vite nuk e kishte parë e as kishte dëgjuar për të. Atëherë, pas tri viteve heshtje, kishte filluar të bënte probleme. Kishte thirr Selamiun dhe i kishte kërkuar të holla, madje e kishte kërcënuar se ia kishte kidnapuar të bijën. Edhe pse Selamiu me durim paguante të hollat, ishte vërejtur se ai nuk e duron një nënçmim si ky. Më vonë ishte lajmëruar një avokat, i cili kishte kërkuar një shumë të madhe të hollash dhe kishte kërkuar në ët kundërtën gjyqin. Kishte shkuar në vendin e lindjes. E Jehona nuk e kishte ditur se çfarë kishte ndodhur atje. I ati nuk i ishte lajmëruar për pesë vjet. Më pas, një fqinje kishte treguar se Miloti kishte përjetuar sulm në kokë, por se asnjë spital nuk dëshiron ta pranojë se nuk ka sigurim shëndetësore. Selamiu i kishte organizuar vendosje në një klinikë private, e kishin sjellë atë, aty kishte qëndruar për disa ditë. Më pas kishte ndërruar jetë dhe e ishin varrosur në vendin e tij të lindjes. (vijon) 

 

(Kosova Sot)