Pse meshkujt duhet të mbajnë unazë të fejesës?

  • 28 August 2015 - 08:58
Pse meshkujt duhet të mbajnë unazë të fejesës?

Martesa është shumë më tepër se sa një unazë e çmuar, një dasëm e madhe dhe larja e tatimeve së bashku. Martesa ka të bëjë me krijimin e një partneriteti me dikë që fuqizon jetën tuaj deri në pafundësi.

Siç mund të pritet, ajo fillon me një propozim e cila shpie deri tek fejesa. Në mënyrë tipike, kjo përfshin një çift të dashur, ku mashkulli ulet në gjunjë, nxjerr një kuti të vogël me një unazë ndriçuese dhe pyet të dashurën që të kalojë tërë jetën së bashku me të. Kur miqtë dhe të dashurit tuaj mësojnë për këtë lidhje apo status të ri të marrëshënies, një nga pyetjet e para që bëhen është: “A mund ta shoh unazën?”. Pyetja e dytë zakonisht është: “Unë jame ftuar në dasëm, apo jo?!” sepse gjëja e parë që ju bëni pas fejesës është të caktoni listen e të ftuarve tuaj. Pyetja se unaza e fejesës gjithmonë kërkohet të mbahet nga gruaja, por nga ana tjetër gishti i mashkullit mbetet lakuriq deri në ditën e dasmës. Por…pse? Pse meshkujt nuk mbajnë unazë të fejesës?

E kuptojmë se jo të gjithë janë të dhënë pas bizhuterive, apo jo të gjithë mbajnë unazë të fejesës ose martesës, por le të ndalemi për një minutë që të kuptojmë se çfarë simbolizojnë këto unaza.

Kjo unazë me përmasë të vogël, përfaqëson më shumë se sa thjeshtë një aksesor që ju e shikoni gjatë larjes së dhëmbëve në pasqyrë.