Historia e 21-vjeçarit: Bëra s...... me një të panjohur, po më shkatërrohet jeta pasi…

  • 14 September 2018 - 17:23
Historia e 21-vjeçarit: Bëra s...... me një të panjohur, po më shkatërrohet jeta pasi…

Kalova një natë me një vajzë që e njoha në një festë, tani ajo është shtatzënë dhe unë shkatërrova jetën time.

Kështu e nis letrën një 21-vjeçar drejtuar psikologes të “The Sun”, ku i tregon historinë e tij dhe kërkon ndihmë.

Letra e të riut drejtuar  psikologes:

Jam 21 vjeç dhe kam një të dashur të mrekullueshme, 23 vjeçe. Së fundmi ajo ka marrë një ofertë pune të re, që do të thotë se po punon shumë larg. E gjatë kësaj kohe më ka munguar seksi me të.

Ishte ditëlindja e një shoku dhe festa ishte shumë e zhurmshme kur njoha vajzën që tradhtova të dashurën time. Ajo ishte ulur pranë meje dhe në një moment më tha se nuk ndihej mirë dhe se donte të dilte të merrte ajër të pastër jashtë.

I sugjerova që të dilnim të ecnim dhe u ulën në një park aty afër. Ajo ishte shumë e buzëqeshur. Ju afrova më shumë 19-vjeçares, i hodha krahët sipër dhe nisa ta puthja pa pushim.

Pak minuta më pas ajo më thotë që të shkonim në një vend më të qetë. E dija se për çfarë po më thoshte ashtu, kështu që unë pranova menjëherë para se ajo të ndryshonte mendim.

Bëmë seks aty në errësirë dhe ishte mjaft mirë. Më pas shkuam në festë dhe më vonë në shtëpitë tona. Nuk e prisja që ta shihja sërish.

Por më vonë ajo më bëri një mesazh ku thoshte se ishte shtatzënë. Ajo kishte marrë numrin tim te shoku që kishte ditëlindjen ditën që u njohëm.

Tani nuk e di se çfarë të bëj. Ndihem shumë në faj për çfarë kam bërë dhe e di se e dashura ime nuk do të më falë kurrë. Nuk jam gati që të bëhem baba. Madje nuk kam as një punë të rregullt që të kujdesem për fëmijën. Ende jetoj në një shtëpi me prindërit.

Përgjigja e psikologes:

Ji i sjellshëm me vajzën- ajo nuk ju detyroi të bëni seks të rrezikshëm – por tregoni vajzës që ju të dy nuk keni marrëdhënie dhe do të këmbëngulni për testimin e ADN-së nëse ajo ka foshnjën.

Nëse foshnja është i juaji dhe 19-vjeçarja dëshiron që të lindë, atëherë ju duhet që të kujdeseni për to. Nëse fëmija është i juaji, uroj që të jeni një baba i kujdesshëm dhe i dashur.

Mos harro të flasësh me të dashurën tënde, e të tregoheni i sinqertë.

 

(Kosova Sot)