Jeni martuar me personin e gabuar?

  • 31 August 2015 - 12:39
Jeni martuar me personin e gabuar?

Nëse e gjeni marrëdhënien tuaj në ujëra të trazuara, kjo mund të jetë për shkak se ju jeni martuar me djalë të gabuar. Shumë gra e kanë ndjerë, kur kanë ecur në altar, se ato janë duke bërë një gabim, por ato vazhdojnë prap gjithsesi.

Vetëm pak e kanë parë të vlefshme dhe të arsyeshme ti bien pishman minutën e fundit. Ato bëjnë gjënë e duhur!

Në qoftë se ju e shihni se këto probleme shqetësojnë marrëdhënien tuaj, vendimi për tu martuar me të mund të jetë i gabuar:

- Nëse burri gjithmonë ju korrigjon dhe paraqet pengesat në rrugën tuaj të shprehjes normale, kjo është një shenjë se ai është një fanatik kontrolli arrogant. Ndjenjat tuaja, emocionet dhe pikëpamjet janë një pjesë integrale e personalitetit tuaj dhe ata duhet ta respektojnë.

- Lloji i xhelozisë kontrolluese është ndoshta më e e rrezikshmja.  Ai gjithmonë do të përpiqet të jetë në kontakt nëpërmjet e mail-it ose thirrjeve, sms, dhe gjithmonë ju akuzon ose dyshon në pabesinë tuaj. Këta njerëz mund të jenë shumë të dhunshëm.

- Janë edhe njerëzit e pasur dhe të famshëm të cilët marrin kënaqësi psikotike nga nënçmimi i njerëzve të tjerë. Ata do t'ju shajnë, përdorin truket mendore, si dhe pjesa më e keqe është se njerëzit rreth tyre me shumë gjasa janë për krah tyre. Mund të jetë e vështirë për të duruar gjitha këto për një kohë të gjatë.