Dëshironi të dilni me ish të dashurin e shoqes, ja si ta thyeni kodin e vajzës dhe ta ruani miqësinë

  • 18 September 2018 - 11:13
Dëshironi të dilni me ish të dashurin e shoqes, ja si ta thyeni kodin e vajzës dhe ta ruani miqësinë
Nëse ekziston një gjë që të gjithë e dimë, është fakti se kur bëhet fjalë për romancë, zemra e do atë që e do dhe nuk mund të bëhet shumë në këtë drejtim. Zakonisht kjo ndodh pa shkaktuar telashe, por kur dashuroheni në ishin e shoqes më të mirë, atëherë jeni në ujëra të turbullta. Ja si ta thyeni kodin e vajzës dhe ta ruani shoqen.

KONTROLLONI STATUSIN Para se ta bëni ndonjë lëvizje drejt tij, duhet të kontrolloni dhe të shikoni se cili është statusi aktual i marrëdhënies së vjetër. Nëse ende kanë ndjenja për njëri tjetrin, largohuni. Nëse ka urrejtje dhe zemërim, peshojeni këtë dhe përdoreni për qëllimet tuaja. Kontrolloni se çfarë lloj emocionesh ende janë në lojë me shoqen tuaj para se ta përfshini veten me një djalë që dikur shoqja e konsideronte të vetin.

KUJDES PASOJAT Merrni kohë të mjaftueshme rreth pasojave, nëse bërja e një lëvizjes si kjo ia vlen të bëhet. A është ajo një lloj i shoqes që vështirë e pranon këtë dhe se kurrë më nuk do të flasë me juve pasi ke dalë me ish-in e saj. Nëse po, a ia vlen t'i jepni fund miqësisë? Nëse vini në përfundim se ajo do të pajtohet me vendimin tënd, atëherë ky është tregim tjetër.

KËSHILLONI TË TJERËT Para se ta bëni aktin final drejt simpatisë tuaj, ia vlen të flisni me të tjerët dhe të shikoni idetë me disa miq të përbashkët. duke njehsuar reagimet e tyre mund të jetë mjet ndihme rreth asaj se si mund të reagojnë miqtë në këtë. Nëse përgjigja që merrni në përgjithësi është pozitive, atëherë kjo me gjasë do të thotë se për ta është krejt njëjtë.

JINI E SINQERTË Nëse keni vendosur të vazhdoni tutje, duhet të jeni e sinqertë me shoqen që nga fillimi. Nëse e fshihni rastin e ajo e kupton nga dikush tjetër, do të duket si një thikë pas shpine.

MERRNI DRITËN E GJELBËR Krejt në fund, e vetmja mënyrë për t'u siguruar që të dilni me ishin e shoqes dhe ende ta mbani miqësinë e vjetër, është ta kërkoni lejen nga shoqja. Nëse keni shoqe të mirë, e meriton ta kërkoni lejen prej saj.

(Kosova Sot)