Ju jeni e ardhmja e tij: Kur mashkulli i thotë këto fjalë për femrën, me të qëndron deri në fund të jetës

  • 18 September 2018 - 13:20
Ju jeni e ardhmja e tij: Kur mashkulli i thotë këto fjalë për femrën, me të qëndron deri në fund të jetës

Nëse mashkulli ka gjetur lulen në mes të shkretëtirës, kurrë nuk do ta lëshojë. Me juve do rrijë përgjithmonë nëse i thotë këto për juve.

AJO MË PËRKRAH

Secilit mashkull i duhet femra që ka shkathtësinë për t'i ndihmuar nëpër shtigjet e jetës. Shpeshherë e dëgjojmë se si pranë një mashkullit të suksesshëm qëndron edhe një femër e suksesshme.

AJO ËSHTË TEPËR E BUKUR

Nëse ajo për të është femra më e bukur që ka takuar apo parë ndonjëherë, atëherë mashkulli qëndron pranë saj. Ekzistojnë shumë njerëz që shumë vëmendje i kushtojnë dukjes fizike, e ka edhe të tillë që mendojnë kundër idesë se bukuria është kryesorja. Por, qeniet njerëzore mund të kënaqen në bukurinë e ndërsjellë. Mashkulli është i vetëdijshëm për bukurinë e femrës, por nuk është kryesorja që t'i qëndrojë pranë.

AJO ËSHTË E MIRË DHE E KUJDESSHME

Nëse femra nuk mban ngrohtësi në zemrën e vet, atëherë ajo nuk mund të ketë vend të veçantë në zemrën e mashkullit. Sepse dashuria e jetës së tij është gruaja që kujdeset me plotkuptimin e fjalës.

AJO ËSHTË ENERGJIKE

Nganjëherë jeta është e komplikuar, e nganjëherë e mërzitshme dhe monotone. Mashkulli është më i lumtur pranë një femrës plot me energji, që pëlqen aventurat dhe është plot jetë.

 

(Kosova Sot)