A duhet të pajtoheni me ish-in? Dashuria e vjetër mund të jetë e mirë në këto raste

  • 18 September 2018 - 15:12
A duhet të pajtoheni me ish-in? Dashuria e vjetër mund të jetë e mirë në këto raste

Periudha menjëherë pas ndarjes di të jetë e dhimbshme. Atëherë mendohet për arsyet e ndarjes, por edhe për pajtim. Këto janë shenjat se të dashurit mund t'ia jepni edhe një mundësi

ARSYEJA E NDARJES NUK ISHTE SERIOZE Ekzistojnë arsye për ndarje që mund të falen. Ndoshta atë moment është dukur si me shumë rëndësi, por në fakt ishte fjala për diçka aspak të rëndësishme. Por, ekzistojnë edhe arsye serioze që nuk mund të falen, si tradhtia, mungesa e besimit dhe dhunës.

MËNYRA E NDARJES ISHTE E CIVILIZUAR Mënyra e ndarjes ka shumë rëndësi, sepse sa më e civilizuar të ketë qenë, aq më të mëdha janë gjasat për pajtim. Nëse me një bisedë në katër sy keni ardhur deri në përfundimin e përbashkët se duhet të ndaheni, kjo flet shumë për lidhjen dhe respektin e ndërsjellë.

LIDHJA EMOCIONALE ENDE ËSHTË E FORTË Sa më e thellë të jetë lidhja juaj emocionale dhe sa më mirë të jeni njohur në lidhje, gjasat janë më të mëdha për t'u bashkuar përsëri. Sidomos nëse edhe gjatë ndarjes ju mungon ajo afërsia dhe ndjenja e lidhjes për të përqafuar ish- partnerin tuaj. 

 

(Kosova Sot)