Ngjarje e vërtetë:KUR U ZGJUA NGA KOMA ISHTE NJERI TJETËR (5)

  • 22 September 2018 - 16:57
Ngjarje e vërtetë:KUR U ZGJUA NGA KOMA ISHTE NJERI TJETËR (5)

E heshtur jam ulur pranë shtratit të tij, duke lejuar që edhe fëmijët t'i afroheshin të atit të tyre. Vajza u ul në shtrat dhe po i fliste diçka, ndërsa që djali gjithë kohën po qëndronte te dera. E kam dëgjuar kur mori frymë thellë pasi i thashë se duhet të shkojmë. Në bisedë me policinë e kam kuptuar se si kishte ndodhur aksidenti. Një shofer i dehur e kishte humbur kontrollin mbi mjetin e vet dhe kishte dalë në korsinë e Astritit. Me instinktin e një profesionisti të vërtetë Astriti kishte bërë gjithçka që ta shmangte aksidentin, por se ana e tjetër nuk kishte mundur te reagonte me aq shpejtësi sa Astriti. Fuqishëm e kishte goditur murin mbrojtës, duke i shkaktuar lëndime të rënda kokës. Falë reagimit të tij, shoferi nga mjet tjetër kishte shpëtuar vetëm me disa lëndime të vogla. Ky tmerr ka zgjatur për disa ditë. Çdo mëngjes e thirrja spitalin, e çdo pasdite shkoja në spital dhe ulesha pranë shtrat të Astritit. Fëmijët nganjëherë vinin me mua e nganjëherë nuk vinin. Pas një jave mjekët i kishin zvogëluar ilaçet me të cilat kishin shkaktuar gjendjen e komës dhe për të parën herë Astriti kishte hapur sytë. Isha e ulur pranë tij, por se shikimi tij ishte krejt si zbraztë. Në të nuk kishte asnjë shenjë se më njihte. Disa herë kam biseduar me mjekun, por as ai vetë nuk e dinte se çfarë mund të pritej nga Astriti. - Jam i sigurt se do të vuajë nga amnezia. Në aksidente të tilla humbja e kujtesës është e shpeshtë. Vetëm se kurrë nuk e dimë se cila pjesë do të zhduket nga kujtesa e tij. Ju do ta vlerësoni më së miri këtë. E ula kokën në shenjë se po kuptoja. Në rastin e burrin tuaj kam frikë se kjo humbje e kujtesës do të jetë më e madhe. - A mendoni se aspak nuk do t'i kujtohemi, as unë dhe as fëmijët? - Këtë ende nuk mundemi ta dimë. Ndoshta i kujtohen disa detaje para se të ndodhte aksidenti. Por, ka edhe një problem. Ekziston edhe mundësia e të humburit të të folurit dhe ka disa kufizime të disa funksioneve motorike. U shtanga. - Çfarë kufizimesh? Uli krahët dhe nuk më tha gjë. - Këtë do ta kuptojmë kur të vjen në vete. Lotët më rrjedhën nëpër fytyrë. - Po provoj që të përgatitem në krejt atë që mund të dalë nga kjo. - Përgatituni për më të keqen, të tjerat vijnë nga Zoti dhe e uli kokën. Ka kaluar edhe një javë e tërë para se në kokën e Astritit të fillojnë kujtimet. Fëmijët dhe unë e kemi vozitur gjithmonë, kemi folur për gjërat e përditshme, e ai ashtu i zbraztë e shikonte tavanin, duke mos reaguar për asnjë gjë të vetme. Vajza nuk lodhje kurrë. Ulej në shtratin e të atit dhe po u murmuriste gjithçka që po i binte në mendje. Në një moment ajo bërtiti: - Nënë, babai po provon që të na thotë diçka. U ktheva në drejtim të Astritit dhe kam vërejtur ndryshimin në sytë e tij. Kam filluar t'i bëj pyetje të thjeshta me të cilat mund të përgjigjej me po ose jo. Përgjigjej me uljen e kokës. Të gjithë ishim të lumtur. Ishte ky një përparim i madh. Menjëherë i kemi lajmëruar mjekut për atë që kishte ndodhur. - Kjo me të vërtetë se është një shenjë e mirë zonjë - mu kthye mjeku, duke vrapuar me shpejtës në drejtim të dhomës së Astritit. Lumturinë se kishte filluar të na njihte e fiku fakti se trupi i tij ende ishte i vdekur. Terapeuti fizikal për çdo ditë po merrej me të dhe me ushtrimet e caktuara, në mënyrë që t'i forcoheshin muskujt. Mjeku më tha që ta shikojë atë si bënin ato ushtrime, pasi që ekziston mundësia që Astriti gjithë jetën të mbetej i tillë. Madje, edhe fëmijët merreshin me ushtrime, që atij i vinte mirë. Kisha frikë se fëmijët do ta anashkalojnë atë, e kisha frikë edhe nga trupi tij që nuk lëvizte. Incizimet vërtetuan frikën e mjekut. Astritit nuk i kujtohej asgjë para aksidentit reagoi me kujtimin e prindërve të tij, pastaj njihte disa shokë si dhe e pranonte duke bërë shenjë me kokë se s dinte se çfarë kishte punuar. (vijon)

 

(Kosova Sot)