Studimi i ri zbulon: Mënyra si ecën fsheh disa sekrete

  • 25 September 2018 - 09:19
Studimi i ri zbulon: Mënyra si ecën fsheh disa sekrete

Së fundmi studiuesit janë fokusuar në zbulimin e “të fshehtave” që qendrojnë pas mënyrës si ecën. Mund të duket e çuditshme, por e dinit që meshkujt ecin ndryshe kur janë me partneren dhe ndryshe kur janë me shokët?

Sipas studimit në fjalë, ecja reflekton humorin. E ecura me shpejtësi tregon vetbesim, ndërsa kur dikush ecën avash tregon se është duke reflektuar për diçka.

Kur një person është vetëm, zakonisht koha i kushtohet të menduarit, jo më kot ecja ngadalësohet. E kundërta ndodh kur jeni i shoqëruar.  

Pavarësisht mënyrës që secili zgjedh për të ecur, mjekët inkurajojnë shtimim e lëvizjes, pasi kjo formë aktiviteti i bën mirë trurit.

(Kosova Sot)