Si e dini kur e keni gjetur 'të duhurin'

  • 25 September 2018 - 10:58
Si e dini kur e keni gjetur 'të duhurin'
Është diçka që ndodh të gjithëve prej nesh në jetën tonë; Biem në dashuri. Fshehtësia është se si ta gjeni të duhurin dhe të mbeteni të dashuruar dhe ta kuptoni se keni gjetur njeriun e duhur.

KENI RESPEKT TË PËRBASHKËT PËR NJËRITJETRIN Një marrëdhënie e suksesshme, e lumtur dhe e shëndetshme thjesht nuk është e mundur pa respekt të ndërsjellë. Respekti sjell besimin dhe me besimin vjen siguria në marrëdhënie. Kjo nuk është shkencë për ta kuptuar: nëse nuk ndiheni e sigurt me partnerin tuaj, apo anasjelltas, marrëdhënia juaj nuk ka mundësi të mbijetojë. Ajo që është më pak e komplikuar është ta kuptoni se çfarë është respekti. Respekt do të thotë se pranoni dhe vlerësoni partnerin tuaj ashtu si është. Jeni krenar që jeni me të dhe ia bëni me dije këtë. Kur ta keni gjetur të duhurin, tjerat vijnë krejt në mënyrë natyrale.

JENI TË RELAKSUAR NË SHOQËRINË E NJËRI-TJETRIT As kjo nuk është e komplikuar. Nëse ndiheni sikur po ecni nëpër gëzhojat e vezës kurdo që partneri është përreth, kjo nuk është një marrëdhënie për juve. Herët a vonë këmbët tuaja do të lodhen nga përpjekjet dhe gëzhojat do të thyhen, duke ju lënë juve në një rrëmujë për ta pastruar. Të jesh e relaksuar kur jeni me partnerin do të thotë se ju mund t'i besoni atij/asaj mjaftueshëm me mendimet tuaja, ëndrrat dhe frikën, kjo do të thotë se do të ndiheni të pranuar dhe të respektuar që do të thotë se mund të jeni vetvetja. Kjo do të thotë s mund të argëtoheni së bashku dhe ta pëlqeni njëri tjetrin. Të jesh me të duhurin, do të thotë se keni veshur xhemperin e preferuar.

I NDIHMONI NJËRI-TJETRIT TË JENI NJERËZ MË TË MIRË Partneri i duhur do të sjellë më të mirën te ju. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërish se do të bëheni më ambicioz apo më i/e suksesshëm apo se d të kesh trup më të mirë. Kjo vetëm do të thotë se do të bëheni më të mirë; ai lloj i personit të cilin të tjerët duan ta kenë afër. Edhe më me rëndësi, do të dëshirosh të jesh person më i mirë. Po ashtu, është me rëndësi ta kujtoni që kur jeni vërtetë me të duhurin, që të dytë e ndjeni këtë. Po ashtu, më të mirën tuaj duhet ta bartni te partneri juaj. Nëse nuk është një rrugë me dy drejtime, kjo nuk dërgon në një marrëdhënie të shëndetshme.

BOTA JOTE ËSHTË VEND MË I MIRË ME PARTNERIN TËND NË TË Shumë njerëz e thonë se kur e ke gjetur të duhurin, do ta kuptosh. Ndiheni sikur e keni gjetur gjysmën tjetër tuajën, apo sikur dëshironi të thoni rreshtin e falshëm nga Jerry Maguire, 'Ti më kompleton'. Ndiheni sikur jeta juaj është më interesante, gjërat shkojnë krejt në rregull, kjo për faktin se partneri juaj ju ndihmon ta arrini këtë. Fluturat në bark në fakt nuk zhduken asnjëherë sa herë e takoni partnerin tuaj, sa herë që ai apo jo futet në dhomë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk mund të jetoni nëse partneri juaj nuk është këtu me juve. 

(Kosova Sot)