Si t’i kërkosh të dashurit se ka ardhur koha për t’u fejuar

  • 25 September 2018 - 12:01
Si t’i kërkosh të dashurit se ka ardhur koha për t’u fejuar

Secili prej nesh mendon sipas mënyrës së tij për martesën. Nga njëra anë ka njerëz shumë entuziastë, sepse është ai një prej qëllimeve që kanë në jetë (e mendojnë këtë sidomos kur janë vetëm), ndërsa në anën janë plotësisht të dashuruar, por nuk shqetësohen për ta bërë këtë zyrtare.

Shumë prej ?ifteve flasin për martesën vetëm para se të vendosin unazat, por edhe në këtë fazë mund të ketë një ngërç të vogël që të krijon një lloj sikleti të pashpjegueshëm. Nuk është se në këto raste ka receta, por ajo që duhet të dish është si të bësh një bisedë të tillë të nevojshme, por në të njëjtën kohë edhe të ndihesh mirë pas saj.

Sigurohu – do që të martohesh me të? Fillimisht, duhet ta gjesh përgjigjen e kësaj pyetjeje brenda vetes, dhe as te ndonjë i afërm, shoqe e ngushtë apo as nga ai. ?do lloj presioni, i ?do lloj forme, frike, i shoqërisë apo kujtdo – nuk janë arsye të mira për të vendosur për martesën. Pyet veten: a është ky njeriu me të cilin dua të rritem? (ose të paktën të përpiqem)? A është martesa me këtë njeri ajo që dua më shumë?

Nëse pas këtyre pyetjeve, nuk ka dyshime dhe nëse do të martohesh sepse e do këtë njeri, atëherë është koha e duhur për të filluar diskutimin me të. Po nëse ke dyshime të ?do lloji, fol me një profesionist ose me dikë që njeh dhe që mund të të japë arsye që qëndrojnë.

Bëj një diskutim të qetë: Mënyra se si e fillon bisedën është mjaft e rëndësishme, sepse ajo i bën të gjitha ndryshimet. Di?ka e nisur e tipit “Kam menduar ta kaloj pjesën time të jetës me ty” mund të funksionojë (ka më shumë peshë nëse je një marrëdhënie të gjatë – sepse krijon një situatë të këndshme e me humor).

Gjej një vend të qetë që për?on dashuri. T’i tregosh të dashurit se do ta kalosh pjesën tjetër të jetës me të mund të jetë një bisedë romantike – këtë askush nuk e vë në dyshim. Por mos anashkalo edhe vendin ku do ta bësh këtë bisedë, sepse kujtimi për të do të jetë gjithmonë i freskët. Ka me mijëra mënyra për të nisur një bisedë si kjo, por që ta bësh atë sa më të shëndetshme dhe ta mbash mend gjatë, duhet t’i plotësosh të gjithë elementët.

Kurrë mos thuaj kurrë. Kur komunikon, nuk duhet të përdorësh shprehje absolute apo fraza të tipit “kurrë” dhe “gjithmonë”– ato mund ta trembin atë. Ky është një rregull i pashkruar, po shumë i rëndësishëm.

Mos mendo se ai nuk do të martohet. Nëse ka ndonjë arsye pse ai mund të ketë dyshime për martesën (nëse është i divorcuar apo nëse ka kaluar një fëmijëri me prindër të divorcuar), atëherë ji e kujdesshme me këtë pjesë. Mos e konsidero martesën si zgjidhjen e lumtur për të gjithë njerëzit – ai mund të ketë di?ka tjetër në mendje, për jetën në ?ift dhe bashkëjetesën. Filloje bisedën me faktin se e do dhe do që të kalosh me të gjithë pjesën tjetër të jetës, pastaj mund të shkosh deri tek fakti që ju të dy mund të ndiheni mirë edhe nën një institucion si martesa.

Mos iu rikthe më asaj bisede. Pasi ta keni kuptuar që doni të jetoni me njëri-tjetrin dhe pasi ta keni bërë këtë bisedë, atëherë është mirë që të mos i rikthehesh. Ai ka nevojë për kohë për të planifikuar propozimin, por edhe të mos ndihet nën presion pas atij diskutimi (të bëjë gati unazën, të kërkojë lejë nga prindërit, planifikojë dasmën për vete… lëre partnerin të bëjë gjërat e veta. 

(Kosova Sot)