Historia e 47-vjeçarit: Gjeta të dashur pasi gruaja më tha se nuk donte s*ks, tani jam në dilemë…

  • 25 September 2018 - 13:36
Historia e 47-vjeçarit: Gjeta të dashur pasi gruaja më tha se nuk donte s*ks, tani jam në dilemë…

Një 47-vjeçar i ka shkruar një letër psikologes të “The Sun” për ta këshilluar në lidhje me historinë e tij me bashkëshorten dhe të dashurën.

Letra e 47-vjeçarit drejtuar psikologes:

Unë jam 47 vjeç dhe ajo 53. Ajo ka dy vajza nga martesa e parë, ndërsa bashkë kemi një djalë që është në universitet.

Bashkëshortja është shoqja ime më e mirë dhe i besoj asaj plotësisht. Ndajmë të njëjtat vlera dhe interes e mund të flasim me njëri-tjetrin për çdo gjë.

Kujdesem shumë për të dhe asnjëherë nuk do të shikoja për një tjetër femër, nëse seksi me të nuk do të kishte shkuar drejt fundit. Ne duhemi shumë, por gruaja është shprehur se i ka ikur dëshira për seks.

Isha shumë i mërzitur kur ajo më tha që të gjeja dikë tjetër që të kryeja marrëdhënie, por pas ca kohësh u regjistrova në një ueb ku mund të njohësh femra.

Nuk po prisja që do të njihja ndonjë femër, por pas disa javësh takova një vajzë 10 vite më të re se unë. Ajo ishte e divorcuar dhe jetonte 1 orë e 30 minuta larg shtëpisë sime.

Seksi me të është i mrekullueshëm dhe më bën të ndihem gjallë. Ajo thotë se nuk i ka besuar askujt sikur më beson mua, dhe çfarë asaj nuk i pëlqen është se nuk jemi në një lidhje.

Kam folur me bashkëshorten time që të ndahemi por është shumë e vështirë pas 20-vitesh. E dua shtëpinë time dhe familja ime do të thotë e gjithë bota për mua.

Jam në dilemë pasi nga ana tjetër jam i frikësuar se nëse ndaj gruan dhe një ditë e dashura ime mund të largohet prej meje. Unë dhe ajo jemi shumë ndryshe nga njëri-tjetri.

Gjithashtu mendoj se jam shumë i ri që të mos bëj seks. Mos po flas budallallëqe? A duhet të kujdesem për martesën time?

Përgjigja e psikologes:

Juve dhe të dashurën iu lidh vetëm seksi, po gjë tjetër? Gjithashtu nuk mund të jeni i sigurt se marrëdhënia me të do të vazhdojë të jetë i mirë gjithnjë. Ishte një gjë e mrekullueshme me gruan tënde.

Njëkohësisht mendoni se si do të ndiheshin fëmijët tuaj nëse u thoni se po e lini nënë e tyre për një grua më të re? E kuptova se e gjithë kjo nisi pasi bashkëshortja juaj iu tha që i ka ikur dëshira për seks.

Por unë gjithashtu mendoj se ti duhej të kishe këmbëngulur që bashkë të gjenit arsyen se pse e ka humbur epshin e saj, dhe sërish së bashku të bënit diçka rreth këtij problemi.

Ju duhet të ndaloni së takuari të dashurën tuaj dhe t’i thoni bashkëshortes se e doni aq shumë dhe se nuk mund të kesh një tjetër në jetën tënde.

(Kosova Sot)