Roman dashurie:Si u dashurova në ty (11)

  • 25 September 2018 - 16:24
Roman dashurie:Si u dashurova në ty (11)

Mua më kujtohet fare mirë kur Jill dhe unë kemi shikuar një film p..no në internetthjesht nga dëshira për ta ditur se çfarë duhet të bëjmë në të ardhmen. E tëra që mund ta mendoja ishte se si shikohej ai njeriu, shumë muskulor dhe i fuqishëm. Nuk ishte aspak kënaqësi, apo tërheqëse apo atraktive. Gruaja nuk duhej reale. Ishte disi e shëmtuar dhe shokuese dhe disi e frikshme. Në gjysmë e kemi ndalur këtë film dhe jemi betuar që kurrë të mos flasim më për këtë gjë. Që të dy ne kemi filluar ta shikojmë "Jersey Shore" dhe kemi provuar që të shtiremi se kurrë nuk i kemi shkuar këto imazhe të tmerrshme, që të mos e kujtojmë në trurin tonë. Dhe, tani, natyrisht, gjashtë muaj më pas pasi që eksperimenti im dhe i Jill-it dështoi me p...no , e tëra që kam mundur të mendoj sikur po hiqja sytë nga bigëzimi i Kyle-s, dhe rreth asaj se si do të më paramendonte mua lakuriqe dhe sikur të ishim së bashku. "Duhet të kthehemi prapa", tha Kyle. "Jemi duke qëndruar larg tash enjë kohë të gjatë". Dielli po perëndonte derisa ne ishim shtrirë dhe po qëndronim në fushën pranë rrugës. Unë u ngrita dhe vrapova, ndërsa që përsëri i vërejta sytë e tij në mua dhe isha e sigurt se kësaj radhe ia kishte ngulitur sytë të pasmeve të mija. Unë disi e injorova këtë skuqje dhe e shtyva që të më shikonte në kraharorin tim. Unë pas iu hodha në përqafim dhe po e shikoja pjesën e kodrës. "Ti m'i kishe ngulur mua sytë, Kyle", i thashë me zë të vogël, derisa më pas ai po afrohej drejt meje. "Jo, nuk t'i kisha ngulitur sytë". Ai nuk po e pranonte këtë, por se faqet e tij shamë kishin marrë ngjyrë pink, duke e mashtruar gënjeshtrën e tij. "Po, ti po m'i shikoje të pasmet. Kjo është më se e sigurt, po m'i shikoje të pasmet". "Unë". Ai e uli kokën dhe më pas ngriti kokën e tij dhe më shikoi mua. "A di çfarë, po, në rregull. Po i shikoja të pasmet tuaja. Në rregull? Unë po shikoja të pasmet tuaja, a paraqet kjo ndonjë problem për ty"? Unë i ngrita supet. "Unë nuk e thashë se kisha një problem me këtë punë". Nuk dëshiroja ta pranoja se kjo në fakt po më pëlqente. Ne po ecnim krah për krah, në qetësi, paksa po hezitonim, ndërsa që nuk kaloi shumë kohë dhe Kyle e theu heshtjen. "E di, unë po mundohesha që të mos të shikoj tepër. Sa herë që kemi vrapuar së bashku, më është dashur që të vrapoj para teje, kështu që unë nuk i shikoja të pasmet tua, apo ta shikoja gjoksin tënd se si tundej derisa ne vraponim". "Kyle" mua gati më ra të fikët, u skuqa shumë aq shumë madje dhe nuk po mund të duroja e të mos qeshja nën hundë. "Çfarë? Unë vetëm po kam dëshirë të ta tregoj të vërtetën. Ti je shoqja ime më e mirë dhe ndihesha se e kam gabim derisa po të shikoja. Po mendoj, nuk kam dëshiruar që ty të shikoj sikur ndonjë vajzë tjetër, sepse ndoshta kjo nuk është aspak e sjellshme, por ti në fakt je më ndryshe. Por…ta hajë dreqi, Nell. Është kaq e vështirë të të mos të shikoj ty, je kaq e bukur dhe kaq e nxehtë". Unë ndalova së ecuri dhe u ktheva në drejtim të tij, i thashë. "Ti me të vërtetë mendon se jam "hot"? Pasi më ka shikuar poshtë e lart më tha më pas: "Por, ti e di se je shumë e nxehtë, Nell Hawthorne, kështu që mos kërko më shumë komplimente". Epo, ai përsëri më tha: "Por…kjo ndoshta nuk është fjala e duhur për ta thënë. Po mendoj, secili djalosh në shkollë mendon se je e bukurme përjashtim të Thomas Avery 'sepse ai është homoseksual. Por, unë mendoj se je e bukur. Je e këndshme". (Vijon)

 

 

(Kosova Sot)