Roman dashurie:Si u dashurova në ty (12)

  • 26 September 2018 - 16:37
Roman dashurie:Si u dashurova në ty (12)

Ai mendon se... jam e këndshme? Ideja që Kyle kishte menduar se unë nuk isha vetëm "hot", por edhe e këndshme, disi më shkaktoi një ndjenjë si frikë në veten time, një presion të madh në zemër. Ne ecëm deri në shtëpi dhe, në një moment dora e tij u gërshetua me timen, gishtat me gishta. Së pari arritëm te dera e shtëpisë së tij, ku pamë të ëmën e tij duke biseduar me celular, me gjasë me nënën time. Ajo na pa të kapur dorë për dore dhe u pa qartë se këtë nuk e kishte pritur. U kthye kah ne dhe bëri vetëm një "o". E dija se flokët i kisha të shprishura, bluzën e shkopsitur dhe përnjëherë mu kujtua puthja që ma kishte dhënë Kyle. Athua e ëma e tij mund ta dinte se ishim puthur? "Rachel? Mbylle njëherë. Fëmijët tanë sapo u kthyen... dorë për dore. Po, e di. Nejse". Olivia Calloway e mbylli telefonin dhe u kthye kah ne. "Ku ishit deri tash"? Ajo e fiksoi sërish shikimin te duart tona të bashkuara. Edhe ne këmbyem një shikim goxha të gjatë e domethënës, pas të cilit vetëm sa i shtrënguam duart edhe më shumë. nuk më vinte turp nga kjo, e as që mundohesha të fshehja ndonjë gjë. Kyle ma bëri lehtazi me kokë, e më pas u kthye kah nëna e tij. "Në fillim vrapuam, e më pas u ndalëm pak për të biseduar". Zonja Calloway i picërroi sytë duke mos na i shkoqur ata, duke mi shikuar edhe flokët e shprishura. "Për të biseduar, a? E. kjo çka është?", tha ajo duke bërë me gjest kah duart tona. Kyle foli menjëherë. "Jemi në lidhje tani". Ne në fakt nuk e kishim diskutuar këtë, meqë kishim filluar të putheshim pa bërë ndonjë marrëveshje për krijimin e lidhjes. Por, tani nuk doja të thosha asgjë në këtë drejtim. Dhe, ne me të vërtetë ishim bashkë, edhe pse atë nuk e kishim bërë "zyrtare". "Kuptoj", tha e ëma e Kyle-it. "Qenkeni në lidhje. E, a jeni të sigurt se kjo është një ide e mirë? Ju jeni kaq të rinj". Kyle iu drejtua së ëmës. "Njëmend? Colt kishte të dashur që në moshën 16 vjeçare dhe nuk më kujtohet t'i keni thënë gjë në këtë drejtim". "Kujdes çka je duke folur, ruaje gjuhën", tha aji me zë të trashë. Dhe, sa për ta ditur, ne i kishim thënë diçka atij. Mu atë që ta them edhe ty tani. Vetëm pse nuk e ke dëgjuar atë bisedë, nuk dmth se ajo nuk ka ndodhur. Ti asokohe sa vjet i ke pasur? Njëmbëdhjetë! Babai yt dhe unë nuk mund ta bënim atë bisedë me vëllain tënd para teje, apo jo Kyle"? Kyle ofshau. "Po, duket se ke të drejtë. Por..." "Vetëm kini kujdes, në rregull?" Zonja Calloway e shikoi ashpër djalin e saj. "Jo, nënë! Ne nuk kemi bërë...". "Nuk do ta bëj këtë bisedë me ty, Kyle. Sidomos jo para Nellit. E tëra që dua të them është se, tash e tutje, çfarëdo që të bëni, kini kujdes". Ajo u largua, duke mbajtur letrat e postës nën sqetull, e më pas u kthye sërish kah ne. "Dhe, këtu e kam fjalën edhe në aspektin emocional, e jo vetëm fizik". Diçka në zërin e saj, si dhe në qëndrimin që mori, fliste se ajo ishte nisur nga përvoja personale. (vijon)

 

 

(Kosova Sot)