“Për 10 mijë lekë mami më detyroi të bëja s** me shokun e dashnorit të saj”

  • 15 October 2018 - 11:47
“Për 10 mijë lekë mami më detyroi të bëja s** me shokun e dashnorit të saj”

Një 16-vjeçare ka rrëfyer një të vërtetë të hidhur që i kishte ndodhur për shkak të nënës së saj, e cila e kishte braktisur bashkë me tre motrat dhe vëllezërit e tjerë për të ikur me të dashurin.

“Mami më ka detyruar mua që të shkoja me shokun e të dashurit të saj, se do t’i jepte 100 mijë lekë”. Kështu deklaroi Xh. K., e cila ishte sot bashkë me babain e saj, Alfredin në një rrëfim për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në “News24”.

Xh. tha se nëna e saj, Shqipe, pasi ishte larguar nga banesa, e kishte marrë të bijën në telefon dhe i kishte dërguar me makinë në Fushë-Krujë djalin me të cilin e mitura duhej të lidhej.

“Mami më mori pa numër. E njoha nga zëri. Më tha eja atje fshehurazi babit. Makina erdhi dhe më çoj në Krujë. Nuk më ngacmoi fare. Madje do më jepte lekët por unë s’kam mbajtur lekët. I thash ‘Jepja mamit’.

(Kosova Sot)