Studimi i zbulon shprehitë e përditshme të tradhtarëve

  • 19 October 2018 - 14:30
Studimi i zbulon shprehitë e përditshme të tradhtarëve

Si ia arrijnë tradhtarët të mos kapen? Sa shpesh mendojnë për zonjën apo zotërinë e tyre kur nuk janë afër?

Kur i shkëmbejnë mesazhet e fshehta? Sa gjatë zgjasin zakonisht aferat?

Kur është fjala për tradhtinë, të gjitha këto pyetje, bashkë me qindra tjera, sillen në mendjet tona.

Fatmirësisht për mendjet kureshtare mes nesh, Ashley Madison, eksperte e këtyre çështjeve, së fundmi ka kryer një hulumtim që i ka zbuluar shprehitë e përditshme të tradhtarëve.

Tradhtia zakonisht i prekë lidhjet afatgjate
Më shumë se 60% e tradhtarëve kanë qenë të martuar për më shumë se 10 vjet.

Shumë afera zgjasin me muaj të tërë, madje edhe me vite
44% e të anketuarve kanë thënë se kanë qenë në një aferë jashtëmartesore për një vit ose më pak.

Dashnori/ja është gjithmonë në mendje të tradhtarëve
Partnerët e pabesë fillojnë të mendojnë për dashnorin/dashnoren që nga momenti që zgjohen nga gjumi.

Shkëmbimi i mesazheve…
Zakonisht tradhtarët komunikojnë gjatë orëve të punës në mënyrë që të ulen rreziqet për t’u zënë.

Metoda kryesore e komunikimit
Shumica e tradhtarëve komunikojnë përmes shkëmbimit të mesazheve.

Koha pas orës 21:00 është për tradhti!
21% e të anketuarve kanë pohuar se nuk e shohin partnerin/parteren jashtëmartesore deri pas orës 21:00.

 

 

(Kosova Sot)