Roman dashurie:Si u dashurova në ty (36)

  • 22 October 2018 - 15:55
Roman dashurie:Si u dashurova në ty (36)

Unë e ndjeva një ngrohtësi, derisa po zbriste oshtë krahëve, mëndafsh i butë i një palltos. U largova prej lisit dhe u ktheva t'i shikoj ata sy prej safiri, që po më shikonin, mahnitës, që ishin të kaltër sa ta ndalnin frymën. Fytyra ishte e bezdisshme, e njohur, e bukur dhe e dhimbshme sikurse e Kyle-s, por ishte paksa më e thyer, më e fortë. Më e ashpër, më pak e përsosur, më pak e këndshme. Ishte i gjatë, me flokë të zezë, dhe ishin flokë të rrafshët. Colton-i, i vëllai i Kyle-s, më i moshuar se ai për rreth pesë vjet. Unë nuk e kisha takuar atë për kohë të gjatë, madje kohë shumë të gjatë. Ai ishte larguar nga shtëpia kur Kyle dhe unë ishim vetëm fëmijë, dhe ai nuk ishte kthyer kurrë më, që nga atëherë. Unë madje nuk isha e sigurt as ku kishte jetuar, çfarë kishte bërë. Nuk mendoj se po ia kalonte mirë me nënën tij, por nuk isha e sigurt. Colton nuk ka thënë asgjë, vetëm se xhaketën e tij të thatë e kishte vendosur në krahët e mi dhe ishte mbështetur në trungun e lisit, e si pasojë e kësaj, unë kisha vërejtur një tatuazh në dorën e tij, dhe një tjetër e kishte në krahasor. Ndoshta ishte diçka fisnore. Unë ia kisha ngulur sytë atij, po më shikonte, por përsëri po më shikonte me një dhimbje të pathënë. Ai kishte kuptuar nevojën time për të qenë e heshtur. Ndjeva diçka të fortë brenda xhepit, e unë e futa dorën aty, kishte nj pako cigare "Marlboro" dhe një shkrepëse "Zippo". Colton ngriri njërën vetull, duke i marrë ato prej meje. Ai i hapi ato dhe nxori një cigare, e ndezi me shkrepësen e tij dhe e futi në gojë. E shikoja. Cigaren e tij e vendosni midis buzëve dhe po e thithte dhe unë ndjeva diçka brenda meje derisa faqet e tij po lëviznin në brendësi derisa thithte cigaren. Një ndjenjë thuajse e njihja, por nuk e njihja. Unë po e shikoja atë, derisa ai po bënte tym, po e thithte atë dhe po e nxirrte tymin nga goja. "E di, e di. Këto gjëra do të më vrasin". Zëri i tij ishte i ashpër ishte i thellë, por megjithatë ishte disi melodik. "Unë nuk thashë gjë". Kjo ishte e tëra që kisha menduar të flas në 48 orët e fundit. "Nuk dëshiron. Po e shikoj këtë në sytë e tu. A je kundër". "Më duket se po. Të thithësh cigare është e dëmshme. Ndoshta është një shprehi e keqe". "Unë kurrë nuk e kam njohur dikë që pi duhan". "Tani e njeh dikë" tha Colton. "Unë nuk e tymos edhe aq, ndoshta kur jam nën stres". "Kjo llogaritet si stres, apo, mendoj kështu". "Vdekja e vëllait tim të ri? Po. Ky është shkaku se po i radhis cigaret". Fjalët e tij i thoshte me kujdes, por se e vërejta një agoni shkatërruese në sytë e tij, derisa ai po largohej. "A mundem ta provoj"? Ai më shikoi, ngriti njërën vetull, duke më pyetur me qetësi nëse isha e sigurt. Ai po e mbante një cigare drejt meje. Në majën e gishtave kishte shenja, e më pas këto ishin shenja se si lunte në kitarë. E mora cigaren dhe e vendosa në buzët e mija, e mbajta aty për një moment, e më pas e thitha. E shijova shijen e saj, ishte me shije mente. Mushkëritë po më digjnin dhe po protestonin dhe më pas e hodha. Pas kollës time, ai filloi të qeshte. U turbullova disi, njërën shuplakë të dorës e vendosa në lis. Colton më pas dorën e tij të madhe e vendosni në bërrylin tim. (vijon)

 

(Kosova Sot)