Pse femrat nuk i kuptojnë meshkujt?

  • 05 September 2015 - 08:59
Pse femrat nuk i kuptojnë meshkujt?

Mbijetesa e njeriut varej nga aftësia për të gjueti nga mashkulli. Kjo është koha kur ai mësoi të vlerësonte suksesin e tij në bazë të efikasitetit të tij dhe aftësisë për të gjetur zgjidhje.

Gjatë kësaj kohe femra zhvilloi trurin për komunikim dhe për të krijuar lidhje emocionale me fëmijët e tyre dhe anëtarët e tjerë të familjes.

Gjatë procesit të vlerësimit, mashkulli mësoi të zgjidhte problemet pa pasur ndjenjën që duhet të diskutojë me dikë tjetër. Femra, në anën tjetër, ka dëshirë që të diskutojë gjërat – ato kanë dëshirë të nxjerrin në shesh brengat dhe ndjenjat e tyre dhe të diskutojnë ato me njerëz të tjerë.

Kështu që, kur femra flet më një mashkull, ai mendon se ajo po i kërkon ndihmë atij për të zgjidhur problemin, ndërsa ajo vetëm dëshiron të ndajë ndjenjat e saj me dikë tjetër.

Dhe kjo është arsyeja pse një mashkull mendon se ai po e shpreh dashurinë e tij ndaj një femre, kurse ajo e kupton reagimin e tij si dëshmi se ai është i paaftë ta dëgjojë atë.

Pse mashkulli nuk e lëshon nga dora telekomandën?

Nëse gjuetari do të kthehej tek shkëmbi i tij, ai do të ulej dhe do të shikonte zjarrin. E njëjta gjë është çfarë bën mashkulli i ditës së sotme – ai nuk ka dëshirë t’i diskutojë gjërat dhe i harron ato duke shikuar të tjerët.

Nuk është i rastësishëm fakti që meshkujt shikojnë lajmet gjashtë herë më shumë se femrat. Kur meshkujt kanë në dorë telekomandën, nuk është qëllim i tyre ta kuptojnë se çfarë është duke ndodhur në botë, por ata dëshirojnë të harrojnë problemet që janë duke e brengosur.

Pse ata nuk pyesin për mënyrën e duhur?

Një anekdotë e vjetër e ilustron situatën me meshkujt, të cilët nuk e pranojnë “se u ka humbur rruga në oborr” dhe nuk kërkojnë ndihmë: “Pse duhen 4 milionë spermatozoide që të fekondojnë një vezore? Sepse askush nuk dëshiron të pyes për rrugën”.

Kjo e fundit është e lidhur edhe me gjuetarët e lashtë: nëse ata e pranonin se nuk e dinin ku janë, do të pranonin se nuk kanë kapacitet ti përkasin gjinisë së tyre: sensi i orientimit në një vend.

Pse nuk ju pëlqen shopping-u?

Një mashkull mund të blejë 2 kostume, shumë këmisha me mëngë të shkurta, këpucë dhe xhaketë për një moment, ndërsa femrës i duhen disa ditë që t’i shikojë të gjitha gjërat, para se të blejë një gjë të vetme. Evolucioni ka kontribuar që meshkujt të shndërrohen nga një gjuetar i shpejtë dhe efikas në një person që del në shopping.

Dhe femrat veprojnë si paraardhëset e tyre – ato shikonin dhe zgjidhnin gjëra që janë më të ushqyeshme, dhe femrat e sotme kënaqën duke kërkuar diçka të mrekullueshme.

Pse ata ikin nga përgjegjësitë?

Një mashkull është në gjendje të shfaqet me pasion të madh ndaj klubit të futbollit që ai përkrah, ndërsa nuk është në gjendje t’i shfaqë as gjysmën e këtyre emocioneve femrës që ai e do. Emocionalisht është më lehtë për të që të lidhet me një ekip sporti sesa me një femër. Përgjatë historisë, mashkulli ishte poligamik për shkak të mënyrës së jetesës së specieve. Ishte logjike që mashkulli të kishte marrëdhënie me më shumë femra.

Nëse ai e përdor këtë si arsye për mosbesnikërinë e tij, shpjegojuani atyre se njeriu dallon nga krijesat e tjera bazuar në faktin se truri i tij është i zhvilluar dhe i mundëson të marrë vendime të vetëdijshme se çfarë është mirë dhe se çfarë është keq.

Ata kanë të drejtë gjithmonë?

Deri vonë meshkujt janë rritur me ndjenjën se ata duhet të jenë të fortë dhe nuk duhet të tregojnë që janë të dobët, duke qarë. Heronjtë e tyre, gati gjithnjë, janë përshkruar si njerëz të vetëm që janë në gjendje të zgjidhin problemet e tyre. Djemtë rriten duke besuar se ata do të jenë dështakë, nëse nuk i zgjedhin problemet e tyre vetë.

Pohimi se nëse bën ndonjë gabim do të ishte tradhti për vetveten; për këtë shkak ata e kanë të vështirë të pranojnë se kanë bërë gabim.

Pse meshkujt i tërheqin lodrat?

Shkathtësia e orientimit në hapësirë tek truri i mashkullit është zhvilluar më shumë se tek truri i femrave. Shkathtësia e tyre ose kalkulimi i shpejtësisë, këndvështrimit dhe distancës është më i mirë. Meshkujt tërhiqen nga detyrat që ata “duhet t’i kryejnë vetë”, atyre u pëlqen të ndërtojnë aeroplanë, anije dhe çfarëdo që bëhet me instruksione.

Ndryshimi në mes djemve dhe burrave është tek çmimi i lodrës së tyre. Çfarë është torturë për femrën është hobi për mashkullin. Djemtë shkojnë në dyqanet e lodrave; djemtë shkojnë në dyqanet ku modelohen disqet. Ekzistojnë mundësi se 99% e patentave janë regjistruar nga meshkujt…

Pse nuk e kuptojmë çfarë ka dashur të thotë ai?

Meshkujt mendojnë që femrat nuk fokusohen në esencë të problemit, por vetëm flasin rreth e rrotull dhe nuk e thonë atë që dëshirojnë të thonë. Për këtë shkak gjithmonë meshkujt duhet ta “përkthejnë” kuptimin e mesazhit që femrat japin.

Truri i femrës është “i trajnuar” që të prodhojë komunikim dhe është i mësuar për komunikim indirekt që të shmangë përballjen sy-më-sy. Për këtë arsye nuk ka asnjë problem kur dy femra janë duke biseduar, sepse ato flasin gjuhën e njëjtë dhe kanë gjestikulacion të njëjtë.

Por nëse një femër dhe një mashkull bisedojnë, biseda e tyre mund të jetë konfuze, për shkak se shpesh ata as nuk e dinë se cili është objektivi i bisedës.