Roman dashurie:Si u dashurova në ty (56)

  • 12 November 2018 - 16:13
Roman dashurie:Si u dashurova në ty (56)

Ajo i rrudh sytë derisa më shikon. "Çka d.m.th. kjo"? Një trokitje e lehtë në derë bën që ajo të më afrohet. "Kush është?" Unë mundohem ta mbuloj atë me pjesën e mbetur të fustanit. "Një mik imi. Shko në banjë, ok?" "Një mik?" më pyet ajo e habitur dhe shkon për ta hapur derën. Unë e ndal. "Unë do të kujdesem për këtë, në rregull?" Ajo i picërron sërish sytë, zhduket në dhomën e saj dhe e mbyll derën prapa vetes. Unë e lë mikun tim Split që të hyjë brenda. ai nuk është trupmadh, por duket i frikshëm. Me lartësi mesatare, me muskuj të zhvilluar dhe të lëmuar, me lëkurë të zezë si futa, me dhëmbë të bardhë dhe me sy aq të kaftë të çelë, saqë gati duken ngjyrë kaki. Janë sy të tillë të cilët nuk mund t'i shikosh për një kohë të gjatë. Sy të cilët rrezikojnë që t'ua bëjnë realitet frikët, ankthet tuaja më të mëdha. Ai rrezaton tendosje dhe rrezik. Jam i lumtur që e kam shok, kryesisht për shkak se kam parë çka iu ndodhë armiqve të tij: ata zhduken. Ai e shikon Danin. "Çka dreqin i ka ndodhur këtij?" Nell del e veshur me një bluzë dhe një palë pantallona të pastër. "Colton më ndihmoi" "Kush je ti?", thotë Split. "Nell Hawthorne. Ky është apartamenti im". Ajo ia zgjat dorën Splitit, për t'u përshëndetur. Ai e shikon me vëmendje dorën e saj të zgjatur, para se të buzëqeshë dhe t'ia shtrëngojë dorën. "Unë jam Split", thotë ai duke buzëqeshur afër fytyrës së Nellit, por ndalet pasi që i sheh shenjat e gishtave në qafën e saj. "Ky deshi të të dhunonte?" Nell pohon me kokë. "Emri i tij është Dan Sikorsky", i them unë, duke ditur se Split do të jetë i zoti të mbledhë dy dhe dy. Sytë e tij u zgjeruan lehtazi. "Pak ditë më parë e pashë këtë duke e rrahur për merak Hank Tremaine-n në Harlem. A t'i ia bëre këtë, a?", Më pyeti ai duke u përkulur dhe duke e kthyer Danin në shpinë. Filloi që t'i ekzaminonte lëndimet e tij me një sy profesionisti. "Ia paske dhënë ca të nxehta, Colt. Nëse nuk e çojmë te mjeku, ka rrezik se do të vdesë". "Ai tentoi ta dhunonte Nellin, Split. Më pas edhe e grushtoi". "Thënë të vërtetën", ndërhyri Nell "ai më grushtoi vetëm pasi që ia vura thikën në fyt". Split nuk u durua pa qeshur me nervozizëm. "Çka, çka? Vajzë, ti qenke e çmendur. Nuk i vihet thika në fyt dikujt si Dan Sikorsky, nëse nuk e ke ndërmend ta vrasësh atë. Kështu, vetëm sa ngucë të ligën tënde". "Nell është nga periferia e Detroitit, Split. Aty ku jam rritur edhe unë" Ai pohon me kokë. "Të kuptoj. Vetëm them. Herën tjetër mos bëj kërcënime të cilat nuk je e gatshme që t'i kryesh. Qen bir qenët, si Sikorksy, nuk hezitojnë të të vrasin edhe nëse je një kurvë e pasur, e bardhë. "Urdhëro?", kundërshton Nell duke protestuar. Split m'i ngulë sytë. Unë qeshem. "Ai deshi të thoshte vajzë e bardhë. Jo nga mëhalla". "Nga mëhalla?", më thotë ajo, sikur të vinte nga ndonjë planet tjetër. "E ti, Colton? Nga mëhalla je?" Split qeshet sërish. "Colton?", thotë ai duke e imituar mënyrën e të folurit të Nellit. "Man, kjo qenka me të vërtetë diçka tjetër. Ku e gjete, pashë Zotin?", thotë ai, duke u kthyer tani kah Nell. "Po, ai është nga mëhalla. Është një OG i vërtetë" Nell habitet edhe më shumë. "OG?" Split përsëri qeshet. Pasi që e nxjerr telefonin nga xhepi, i drejtohet sërish Nellit. "A je mirë, vajzë e bardhë?" Fytyra e Nellit duket indiferente. "Mirë jam". Split pohon me kokë, por mund të them se ai nuk i beson asaj më shumë sesa që i besoj unë. Unë i afrohem Nellit dhe nuk më ikë fakti që ajo tendoset, edhe përkundër asaj që jam unë. "Bëje një dush, Nell. Do të ndihesh më mirë". "Nuk është e vërtetë", thotë ajo, me një zë këmbëngulës. (vijon)

 

(Kosova Sot)