Kur burri iku nga kjo botë, familja ime donte të më ndante se “kam mbetur e re”. Edhe familja e burrit po më thonë lëri fëmijët këtu e martohu, por…

  • 12 November 2018 - 22:55
Kur burri iku nga kjo botë, familja ime donte të më ndante se “kam mbetur e re”. Edhe familja e burrit po më thonë lëri fëmijët këtu e martohu, por…

Kur burri iku nga kjo botë, familja ime donte të më ndante, se “kam mbetur e re”. Edhe familja e burrit po më thonë lëri fëmijët këtu e martohu, por… – Përshëndetje, ju lutem dua të mbes anonime, jam duke shkruar prej një fb të shoqes. Jam një grua 37 vjet, edhe unë dua ta tregoj historinë e jetës sime. Kam 3 fëmijë, e falënderoj Zotin e madhëruar që i kam fëmijët. Burri  më ka vdekur, jetoj me fëmijët, por kam vuajtur shumë prejse më ka vdekur burri, krejt jemi të asaj rruge, por tash i kam rritur fëmijët. Kur më vdiq burri familja ime donin të më  ndanin, se kam mbetur shumë e re, po edhe familja e burrit më thoshin lëri fëmijët, por unë nuk munda t’ua kthej shpinën kurrqysh, i kam rritur me shumë vuajtje, po më ka ndihmuar  Zoti i madh. Por, tash familja e burrit po duan të ma marrin djalin jashtë. I kam 2 vajza e një djalë, familja ime po me thotë se më kanë thënë të martohem e ti lë fëmijët. Jam në hall shumë dhe kam shumë stres mos po ma mashtrojnë djalin e çka të bëj, krejt po më thonë martohu, nuk di çka të bëj, djalit nuk po mundem t’i them mos shko, se po shihet jeta këtu çfarë është. I kam fëmijët shumë të zgjuar, mësojnë shumë mirë, i kam edukuar si i ka hije një nenë, po tash kam shumë stres, nuk e di çka të bëj, ju lutem më ndihmoni, sepse nuk po di çka të bëjë. Kam thënë se kur të më rriten fëmija, do të jem shumë e lumtur me fëmijët, po jeta është kjo, vetëm sprova dhe jam pajtuar me fatin dhe jetën e jap për fëmijët, nuk po mundem t’i them djalit mos shko se po tutem se më thotë t’i ma bëre, por tash familja ime po më thotë ku do të mbetesh, Zoti mos e provoftë askënd, se vështirë ish të rritësh fëmijë pa baba, po Zoti ka dashur, duhet pajtuar me fatin, as nuk jam në lidhje me askënd, por jam në hall, familja ime më ka ndihmuar për të gjitha, nuk e di çka të bëj.

 

(Kosova Sot)